Pas 59 viteve, që në 1967 kur u shkatërruan xhamitë, u rikthye falja e Kurban Bajramit në fshatin Kabash të Pukës. Falja u drejtu nga vetë myftiu i Pukës, Gëzim Kopani në rrënojat e xhamisë së kësaj zone teksa, organizimi shërbeu për të rikthyer banorët e larguar ndër vite. Myftiu i Pukës u lut për paqe e begati.
“Falenderimet janë vetëm për Allahun. Na ka dhënë shumë mirësi”, tha ai.
Pas faljes festa ka vijuar me ritet tradicionale të zonës teksa e vecanta ishte se në festë me vëllezërit e tyre te besimit myslimanë u mblodhën edhe besimtar katolikë siç e ka pasur traditë ndër shekuj kjo zonë.
Banorët e rikthyer në fshatin e tyre të lindjes shprehen se festa të tilla i kthejnë gjallërinë fshatit thujase të braktisur.
“Gëzuar Kurban Bajramin, mbarësi“, shprehen banorët.
Festa e Kurban Bajramit është festë e solidaritetit dhe harmonisë e kjo simbolikë duket se u bë e gjallë pikerisht në këtë fshat të Pukes që ishte dhe vecori e kësaj feste.


