BallinaVendiKronikëU plagos me armë zjarri nga shoku, ndërron jetë 17-vjeçari

U plagos me armë zjarri nga shoku, ndërron jetë 17-vjeçari

Publikuar më

spot_imgspot_img

17-vjeçari i cili u plagos nga shoku i tij me armë zjarri ka ndërruar jetë, teksa që prej së dielës ndodhej në spital në gjendje kritike.

I mituri u qëllua me armë aksidentalisht nga shoku i tij, 19-vjeçari me iniciale R. S., tashmë i arrestuar së bashku me dy shokë të tjerë.

Policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit që 19-vjeçari e posedonte pa leje.

Rreth orës 01:40, pas njoftimit se në rrugën “Berit Beker” ishte plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se në banesën e shtetasit R. S., 19 vjeç, ky i fundit, duke i treguar armën e zjarrit pistoletë shokut të tij dhe duke menduar se nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë është plagosur 17-vjeçari.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore:

-u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., 19 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”;
-u arrestuan shtetasit A. V., 20 vjeç dhe H. H., 22 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikujt e fundit

Vjosa Osmani hap fushatën e LDK-së, thirrje për unitet kombëtar dhe rikthim te “Rugovizmi”

Me një fjalim të mbushur me simbolikë shtetformuese, emocione politike dhe thirrje për bashkim...

Bashkimi Evropian gjobit kompaninë “Temu” me 200 milionë euro, lejoi shitjen e produkteve të rrezikshme

Bashkimi Evropian i ka vënë një gjobë prej 200 milionë eurosh shitësit me pakicë...

“Mos e ngri zërin, të flasë edhe mazhoranca”/ Tensione te ‘Territorialja’, Mazniku i merr mikrofonin Boçit, bashkëkryetari demokrat: Mos bëj si kalama, ta mbaroj...

Seanca dëgjimore e Komisionit për Reformën Administrative dhe Territoriale është shoqëruar me debate mes...

Aksident me vdekje në Fier/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën 37-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e sotme në aksin...

Më shumë