BallinaVendiAktualitetGoditja/ Nga McLaren te BMW, Tatimet sekuestrojnë 8 makina luksoze në Tiranë....

Goditja/ Nga McLaren te BMW, Tatimet sekuestrojnë 8 makina luksoze në Tiranë. Subjekti kishte 6.4 milionë euro borxhe

Publikuar më

spot_imgspot_img

Administrata Tatimore ka ndërmarrë masa të forta ndaj një subjekti në Tiranë me detyrime tatimore të papaguara në vlerën e 6.4 milionë eurove, duke sekuestruar 8 automjete luksoze, mes tyre marka të njohura si McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW.

Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e specializuara të Tatimeve kanë kaluar nga bllokimi i llogarive bankare në sekuestrimin e aseteve të debitorëve, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve tatimore.

Gjatë kontrolleve në terren, inspektorët kanë kryer verifikime në adresat e deklaruara nga subjekti, por nuk kanë mundur të identifikojnë të gjitha automjetet, pasi sipas Tatimeve, subjekti nuk ka bashkëpunuar për ekzekutimin e plotë të urdhrit.

Administrata Tatimore thekson se mosparaqitja e automjeteve dhe mosdhënia e informacionit mbi vendndodhjen e tyre konsiderohen fshehje e të dhënave dhe pengim i ekzekutimit të detyrimeve tatimore. Për këtë arsye, rasti i është referuar Drejtorisë së Hetimit Tatimor për ndjekje të mëtejshme administrative dhe penale.

Tatimet paralajmërojnë se masat shtrënguese do të vijojnë ndaj të gjithë tatimpaguesve që nuk përmbushin detyrimet ligjore, përfshirë subjektet e referuara në Prokurori dhe ata që krijojnë detyrime të reja pas 31 dhjetorit 2024, të cilat nuk përfitojnë nga ligji për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore.

“Administrata Tatimore do të vijojë pa kompromis zbatimin e masave shtrënguese ndaj çdo subjekti që shmang përmbushjen e detyrimeve tatimore”, thuhet në reagimin zyrtar.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...