Këngëtarja Soni Malaj ka rikthyer në vëmendje historinë e saj me Flori Mumajesi, duke folur hapur për periudhën kur ishin të fejuar dhe për presionin e madh mediatik që shoqëronte lidhjen e tyre.
Gjatë një bisede në Ferma VIP, Soni tregoi se çdo detaj i jetës së tyre private përfundonte në gazeta dhe televizione, duke krijuar stres të vazhdueshëm për çiftin.
Ajo rrëfeu edhe një episod kur kishin vendosur të shtirreshin sikur ishin ndarë, madje ua kishin thënë edhe familjarëve, vetëm për t’i shpëtuar vëmendjes mediatike. Por sipas saj, një fotografi e realizuar rastësisht në aeroport bëri që lajmi të përhapej menjëherë në media.
“Shkaku kryesor pse jemi ndarë ka qenë pikërisht presioni shumë i madh. Nuk dinim ta menaxhonim”, u shpreh këngëtarja, duke shtuar se në atë periudhë ekspozimi mediatik ishte shumë më i vështirë për t’u përballuar.


