BallinaRajoni & Bota“Më bezdis kur ecën me taka! Nuk më respekton”/ Horror në SHBA,...

“Më bezdis kur ecën me taka! Nuk më respekton”/ Horror në SHBA, emigranti vret fqinjën dhe kolegen, i godet 50 herë me thikë dhe…

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Long Island në Nju Jork, ku një 22-vjeçar nga El Salvadori akuzohet për vrasjen e dy grave në sulme të ndara me thikë brenda pak orësh.

Sipas autoriteteve amerikane, Rony Yahir Alvarenga Rivera dyshohet se më 30 prill vrau fqinjën e tij 57-vjeçare, Raquel Hernandez Castillo, në ndërtesën ku jetonin. Prokurorët thanë se i riu e sulmoi gruan me dhjetëra goditje me thikë, duke pretenduar më vonë se ishte i irrituar nga zhurmat që ajo bënte, përfshirë ecjen me taka të larta dhe bisedat me zë të lartë në telefon.

Prokurorja e Qarkut Nassau, Ann Donnelly, deklaroi se kur Rivera u arrestua, rrobat e tij ishin të mbuluara me gjak. Sipas saj, i dyshuari u tha hetuesve se e dinte se do të kapej për vrasjen e parë dhe për këtë arsye planifikoi një tjetër sulm vdekjeprurës.

Viktima e dytë ishte Ana Maria de Águila Córdova, 42 vjeçe dhe nënë e tre fëmijëve, e cila punonte së bashku me të dyshuarin në një restorant fast-food. Sipas hetimeve, Rivera e priti për rreth 30 minuta pranë një koshi mbeturinash dhe e sulmoi kur ajo doli jashtë për të hedhur mbeturinat pak pas mesnatës së 1 majit.

Autoritetet thonë se mes tyre kishte pasur një debat dhe se 22-vjeçari pretendonte se ishte ndier i “parespektuar” nga kolegia e tij. Ai dyshohet se e goditi gruan më shumë se 30 herë me thikë.

Pas sulmit, Rivera telefonoi vetë policinë dhe raportoi krimin. Sipas dokumenteve gjyqësore, ai u tha oficerëve: “Unë vrava dikë sonte”.

Artikujt e fundit

Grabitja e OTP Bank, arrestohet roja i bankës: Nuk neutralizoi autorin!

Policia e Tiranës arrestoi rojën e OTP bank që u grabit ditën e djeshme....

Dita e tretë e protestës në Tiranë për Zvërncein, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” te Ministria e Brendshme dhe Kryeministria

Po mbahet në Tiranë dita e tretë e protestës për mbrojtjen e Zvërnecit. Qytetarët u...

U arratis nga burgu i sigurisë së lartë në Greqi, zbulohet identiteti i shqiptarit, si u iku policëve ‘nga duart’

Një 48-vjeçar shqiptar i dënuar për trafik droge ka arritur të arratiset nga burgu...

Më shumë

Grabitja e OTP Bank, arrestohet roja i bankës: Nuk neutralizoi autorin!

Policia e Tiranës arrestoi rojën e OTP bank që u grabit ditën e djeshme....

Dita e tretë e protestës në Tiranë për Zvërncein, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” te Ministria e Brendshme dhe Kryeministria

Po mbahet në Tiranë dita e tretë e protestës për mbrojtjen e Zvërnecit. Qytetarët u...