BallinaVendiAktualitet“Investimi i Kushner mund të trondisë turizmin grek në Jon”, mediat greke...

“Investimi i Kushner mund të trondisë turizmin grek në Jon”, mediat greke “vajtojnë” projektin në Zvërnec: Do jetë elitar, Korfuzi dhe Kefalonia nuk do lumturohen

Publikuar më

spot_imgspot_img

Mediat greke vijojnë t’i kushtojnë vëmendje të madhe investimit në Zvërnec, duke i shfrytëzuar edhe hapësirë në edicionin e lajmeve, që konsiderohet ‘orë e shtrenjtë’.

Gazetarët e kanalit STAR, kanë folur gjerësisht për  këtë projekt, duke theksuar se është një investim që do të sjellë një zhvillim shumë të madh dhe pozitiv për Shqipërinë, dhe se nga ana tjetër kjo nuk do të jetë në favor të Greqisë.

Gazetari Ilia Papanikolau thotë se ishujt e Kefalonisë apo Korfuzi nuk duhet të jenë aspak të kënaqur me këtë investim, pasi do të marrë turistët që deri tani zgjedhin këto vende.

“Bëhet fjalë për dy milionë e gjysmë metra katrorë. Për ta kuptuar, 150 herë sa Kopshti Kombëtar (në Greqi). Flitet për zonën e Zvërnecit dhe Pishë Poros, të cilat janë një bukuri unike natyrore për këdo që i ka vizituar.

Investimi do të tejkalojë 4 miliardë dollarë. E kuptoni se çfarë do të thotë kjo për ekonominë shqiptare dhe po ashtu se çfarë do të thotë për turizmin grek nga ana tjetër, sidomos në ishujt e Jonit?. Qëllimi është që të kenë zhvillim të turizmit elitar, Korfuzi dhe Kefalonia nuk duhet të jenë shumë të kënaqura nga ky zhvillim”, shprehet gazetari.

“Kur Rama del në foto me Kushner, me Ivanka Trump, dhe kur kjo e fundit del në mediat amerikane dhe flet sesa investim i rëndësishëm është ky në Shqipëri, tregon sesa shumë është ngritur gjeopolitikisht vendi, me çfarëdo të nënkuptojë dhe të sjellë kjo, në raport me vendin tonë dhe Turqinë”, shton ai më tej.

Artikujt e fundit

Dy të plagosur rëndë pas shpërthimit të një lënde plasëse në Përmet

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë në Përmet, pasi kanë hasur në një...

SPAK çliron llogaritë e vëllezërve nga Katari për Zvërnecin, Rama: Zhvillim pozitiv, merr fund çdo shqetësim i atyre që pretendojnë pronën

SPAK ka zhbllokuar transaksionin e kryer nga investitorët e huaj që kanë blerë tokën...

Më shumë

Dy të plagosur rëndë pas shpërthimit të një lënde plasëse në Përmet

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë në Përmet, pasi kanë hasur në një...