Një ngjarje e rëndë është raportuar në Maliq, në zonën e Lozhanit.
Dyshohet se gjatë një operacioni policor, një person ka qëlluar për vdekje një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër.
Punonjësi i policisë që mbeti viktimë është Enea Mekolli, ndërsa punonjësi i policisë që u plagos quhet Edison Adri dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Po ashtu, raportohet se edhe autori i dyshuar ka mbetur i plagosur gjatë incidentit.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj. Hetimet vijojnë.


