BallinaVendiPolitikë“Vini këtu dhe keqinformoni fermerët”/ Salla përplaset me Braçen, deputeti socialist: Je...

“Vini këtu dhe keqinformoni fermerët”/ Salla përplaset me Braçen, deputeti socialist: Je i vetmi ministër Bujqësie që…

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një përplasje ka ndodhur në seancën e sotme plenare mes ministrit të Bujqësisë, Andis Salla dhe deputetit socialist Erion Braçe, pas një interpelance të kërkuar nga ky i fundit.

Salla e akuzoi Braçen se ka keqinformuar fermerët dhe ka ngritur alarme fals, ndërsa deputeti iu kthye duke i thënë se ai është i vetmi ministër i Bujqësisë që nuk e pranon që TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë.

Pjesë nga debati-

Salla: Kemi analizat që janë këtu. Nuk mund të keqinformojmë të gjithë fermerët dhe të ngremë alarm, duke ngritur zërin për një produkt që ne akoma nuk na kishin dalë analizat dhe ju kërkonit përgjigje pa dalë një analizë shtetërore. Marrim mostrat dhe bëjmë analizat në laborator. Në ditët që ka dalë problemi dhe në ditët në vazhdim. S’e mbaj mend datën se s’kam datë këtu. Çfarë po flet? Ja ku i ke analizat. Urdhëro. 29.05, urdhëro datën. Vini këtu, keqinformoni e ngrini alarm për fermerët. Është e disata herë që e bëni. Dhe më vjen keq që ju bëni të tilla skenash. Keqinformoni fermerët për raste që s’janë të nevojshme.

Braçe: Atë historinë e përsëritur të alarmeve false, merre mbrapsht. E di pse do e marrësh mbrapsht? Në njërën nga rastet fola për kafshët shoqëruese, që nuk i mbulon qeveria jote, apo jo? Ekzakt pra, ekzakt. Hiqe njërin nga rastet. Rastin tjetër e ke të provuar. Je i vetmi ministër Bujqësie që nuk e pranon që TVSH-ja, apo sistemi i TVSH-së që ne kemi… S’e kupton pra, prandaj të them. Sistemi i TVSH-së që ne kemi ka groposur blegtorinë. Ti je i vetmi ministër Bujqësie që nuk e pranon këtë. Je i vetmi. Je i vetmi ministër Bujqësie që mbledh ata të fabrikave të bëjnë deklaratë kundër deputetëve. Ky është problem shumë i madh. Mirë mo ministër, si mund të thuash që mund të ketë rënë shi në atë rastin atje? Në këtë vend, shi ka rënë vetëm dje o ministër. Në këtë vend ka thatësirë prej javësh. Dje ka rënë shi. Me çfarë laget një magazinë? Serioziteti i këtyre institucioneve që ju drejtoni, është një problem shumë i madh. Edhe unë me analiza shtetërore. Është i njëjti laborator që brenda tre ditëve jep rezultate të ndryshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...