BallinaRajoni & BotaIzraeli breshëri sulmesh ndaj Iranit, Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave,...

Izraeli breshëri sulmesh ndaj Iranit, Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

Publikuar më

spot_imgspot_img

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur shqetësimin se sulmet e fundit të Izraelit ndaj Iranit mund të prishin negociatat e vazhdueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Teheranit për arritjen e një marrëveshjeje të re.

Sipas raportimeve, sulmet izraelite u kryen pavarësisht kërkesës së Trump drejtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të mos ndërmarrë veprime hakmarrëse.

Presidenti amerikan ishte shprehur më herët i pakënaqur edhe me vendimin e Izraelit për të goditur objektiva në Bejrut, duke injoruar paralajmërimet e Uashingtonit.

Një zyrtar amerikan, i cituar nga Axios, tha se Trump i kërkoi Netanyahut të priste, duke argumentuar se SHBA-ja ishte pranë një zhvillimi pozitiv në bisedimet me Iranin. “Ne jemi afër të bëjmë diçka të mirë në lidhje me një marrëveshje”, mësohet t’i ketë thënë presidenti amerikan homologut izraelit.

Mediat amerikane raportojnë se javën e kaluar mes dy liderëve u zhvillua një bisedë telefonike e tensionuar. Trump nuk ka mohuar raportet sipas të cilave ai e kritikoi ashpër Netanyahun për përshkallëzimin e operacioneve ushtarake izraelite në Liban.

Në një intervistë për Financial Times, Trump deklaroi se Netanyahu do të duhet të pranojë çdo marrëveshje që SHBA-të mund të arrijnë me Iranin. “Ai nuk do të ketë zgjidhje tjetër”, tha presidenti amerikan, duke shtuar se vendimet kryesore për këtë çështje merren nga Uashingtoni.

“Unë i marr të gjitha vendimet. Ai nuk i merr të gjitha vendimet”, u shpreh Trump, duke nënvizuar rolin dominues të SHBA-së në procesin diplomatik.

Artikujt e fundit

Numërohen 99% të votave, LVV fiton me 43.44%, 6 pikë më pak se në dhjetor 2025. PDK konfirmohet forcë e dytë, LDK e treta

Pas numërimit të 99% të votave në Kosovë, LVV e Albin Kurtit ka fituar...

Mediat greke: Jared Kushner mund të tërhiqet nga projekti në Sazan, po shqyrton investime në Mykonos

Sipas një artikulli të publikuar sot nga media greke Greek City Times, kompania e...

Dialogu me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” si të mbledhur me zor

Gjatë podkastit “Flasim” kryeministri Edi Rama foli për takimin që pati me banorët e...

Më shumë

Numërohen 99% të votave, LVV fiton me 43.44%, 6 pikë më pak se në dhjetor 2025. PDK konfirmohet forcë e dytë, LDK e treta

Pas numërimit të 99% të votave në Kosovë, LVV e Albin Kurtit ka fituar...

Mediat greke: Jared Kushner mund të tërhiqet nga projekti në Sazan, po shqyrton investime në Mykonos

Sipas një artikulli të publikuar sot nga media greke Greek City Times, kompania e...