Ka nisur në Sheshin Skënderbej dita e 9 e protestës së qytetarëve kundër projektit në Zvërnec.
Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët janë grumbulluar në shesh për ta vazhduar tubimin e tyre duke marshuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Thirrja e protestuesve për ditën e tyre të 9 në shesh është “Shqipëria e re”.
Një nga pankarta udhëheqëse të marshimit nga një grup studentësh është: “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”, ndërsa qytetarët po shpërndajnë edhe pankarta ku shkruhet: “Jep dorëheqjen.”


