BallinaVendiKronikëGoditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe...

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë.

Sipas njoftimit zyrtar, grupi dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e krimeve kundër personit dhe në trafikun e lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë 6 shtetas, mes tyre dy persona të shpallur në kërkim kombëtar dhe një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i dënuar më parë për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Po ashtu, u kap edhe autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të ndodhur dy ditë më parë në Vlorë, si dhe një tjetër person i shpallur në kërkim kombëtar, të dyshuar për përfshirje në të njëjtën ngjarje dhe vepra të tjera penale.

Gjatë operacionit, i zhvilluar në një lokal në fshatin Vranisht, u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, 7 celularë, 1.850 euro dhe 3 automjete, mes tyre edhe një automjet i blinduar.

Nga hetimet ka rezultuar se një nga automjetet e sekuestruara, tip “BMW X5”, është përdorur nga një prej të arrestuarve për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas plagosjes së 7 qershorit 2026 në Vlorë.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të grupit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...