Një operacion i Policisë së Shtetit ka çuar në zbulimin e mbi 7 mijë bimëve të dyshuara narkotike në fshatin Reç i Ri, në njësinë administrative Velipojë.
Pas konstatimit të rastit, Drejtoria e Policisë së Shtetit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të tre punonjësve të policisë që kishin përgjegjësi për territorin ku u zbuluan bimët.
Të pezulluar janë:
- Bekim Lika, Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër
- Zef Marku, Shef i Stacionit të Policisë Velipojë
- Samet Kadroji, përgjegjës për zonën ku u gjetën bimët narkotike
Ndërkohë, strukturat përgjegjëse po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në kultivimin e bimëve të dyshuara narkotike, si dhe për përcaktimin e përgjegjësive administrative dhe ligjore që lidhen me këtë rast.


