BallinaVendiPolitikëPas protestave në shesh, Ramës i ikën një deputete, ligjvënësja e qarkut...

Pas protestave në shesh, Ramës i ikën një deputete, ligjvënësja e qarkut Shkodër njofton largimin nga PS

Publikuar më

spot_imgspot_img

Deputetja Marjana Koçeku ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e Partisë Socialiste, duke deklaruar se do të vijojë mandatin si deputete e pavarur.

Ajo thekson se vlerat dhe idealet e saj kanë qenë të pandryshuara edhe para angazhimit politik, duke shtuar se ato përbëjnë kufirin e saj personal në jetën publike.

Koçeku ka qenë e para në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër në zgjedhjet e fundit, një pozicion që i dha asaj një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e kësaj force politike në zonë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse largimi i saj është formalizuar edhe zyrtarisht pranë strukturave të Partisë Socialiste dhe Kuvendit.

Statusi i plotë i Marjana Koçekut:

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë.”

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë