BallinaVendiKronikëU arrestua në Belgjikë, dalin fotot e “Gjeneralit”. Ja si ka ndryshuar...

U arrestua në Belgjikë, dalin fotot e “Gjeneralit”. Ja si ka ndryshuar i dënuari me burg përjetë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Personi që shihni në foto është Gerd Gjinarari, i cili u arrestua në Belgjikë. Fotoja në fjalë është publikuar nga Policia e Shtetit, që tregojnë dhe pamjet aktuale të tij. Ai ishte në kërkim në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me burgim të përjetshëm.
I njohur me nofkën “Gjenerali”, Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë italiane në vitin 1997, pasi vrau “të fortin” e Tiranës, Naim Zyberi dhe në vitin 2014 u ekstradua në Shqipëri, ku Gjykata e Tiranës la në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm.

Krimi ndodhi në një spital në Milano, ku Zyberi po merrte trajtim mjekësor. Në atë khë, hetimet zbuluan se Gjinarari dhe Arben Grori hynë në dhomën e spitalit duke u paraqitur si të afërm të pacientit dhe realizuan ekzekutimin me armë zjarri, të cilën e kishin fshehur brenda një buqete me lule.

Pasi u ekstradua në vendin tonë, në vitin 2019, Gjinarari u lirua me kusht nga Gjykata e Korçës, vendim që shkaktoi reagime të forta. Më pas, Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin e lirimit, duke urdhëruar rikthimin e tij në burg. Pas këtij vendimi, Gjinarari nuk u paraqit më për ekzekutimin e masës dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar. Tashmë pas arrestimit në Begjikë, pritet që Gerd Gjinararin të ekstradohet drejt vendit tonë.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë