BallinaVendiEkonomiNuk zgjat as 24 orë, Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e...

Nuk zgjat as 24 orë, Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve/ Nafta ulet me 4 lekë, rënie edhe benzina

Publikuar më

spot_imgspot_img

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve.

Sipas njoftimit të fundit, nafta është ulur me 4 lekë, e cila nuk do të shitet më shumë se 176 lekë/litri.

Gjithashtu rënie ka pësuar edhe benzina, e cila nuk do të shitet më shumë se 166 lekë/litri.

Njoftimi i Bordit:

Bordi i Transparencës në datë 17Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 166 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 154 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 13 00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.
Gazoili për peshkim – çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat Kombëtare”, ne nenin Neni 9 “Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare”, pika 6 parashikohet: …“Përjashtohen nga pagimi i taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit anijet e peshkimit.  Gjithashtu referuar nenit 10, pika 3 germa “d” te Ligjit 61/2012 “Për akcizat në RSH” parashikohet përjashtimi nga detyrimet e akcizes i karburantit për anijet e peshkimit, në sasitë, kushtet dhe kriteret e përcaktuara në VKM. Referuar metodologjise së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton 81 lekë.

Artikujt e fundit

“Në Athinë u diskutua plani për vrasjen e Rexhep Ginës”/ Dëshmia e Artan Tafanit në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Konflikti kishte të bënte me...

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar sërish në gjyqin ndaj Laert Haxhiut. Në...

Dhunohen brutalisht bashkëshortët në Fushë-Arrëz, dyshohet se u sulmuan pasi sinjalizuan policinë për parcelat me drogë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz. Sipas burimeve të...

Welcome, Mr. Ambassador! Eric Wendt merr miratimin përfundimtar si ambasador i SHBA-së në Tiranë

Ambasadori Eric Wendt është konfirmuar nga Senati i SHBA-së me 51 vota pro dhe...

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, fuaristrada përplaset me kamionçinën, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Fier–Lushnjë, në zonën e...

Më shumë

“Në Athinë u diskutua plani për vrasjen e Rexhep Ginës”/ Dëshmia e Artan Tafanit në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Konflikti kishte të bënte me...

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar sërish në gjyqin ndaj Laert Haxhiut. Në...

Dhunohen brutalisht bashkëshortët në Fushë-Arrëz, dyshohet se u sulmuan pasi sinjalizuan policinë për parcelat me drogë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz. Sipas burimeve të...

Welcome, Mr. Ambassador! Eric Wendt merr miratimin përfundimtar si ambasador i SHBA-së në Tiranë

Ambasadori Eric Wendt është konfirmuar nga Senati i SHBA-së me 51 vota pro dhe...