BallinaVendiPolitikëGjyqi i themelit ndaj Metës, prokurori Kllapi: LSI pagoi 3 fatura për...

Gjyqi i themelit ndaj Metës, prokurori Kllapi: LSI pagoi 3 fatura për lobimin me GSIS, pjesa tjetër nga Ardian Shatku dhe kompanitë e tij

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ka nisur seanca për gjyqin e themelit ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Sipas prokurorit Sotir Kllapi, kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara raportohen në sistemin FARA, ku figuron edhe kontrata e lobimit e LSI-së me kompaninë GSIS. Më tej, prokurori tha se SPAK ka dërguar letërporosi dhe ka kërkuar të dhëna mbi një pjesë të llogarive bankare të Ardian Shatkut.

“Në SHBA raportohen kontratat e lobimit në faqen FARA. Aty raportohet edhe kontrata e lobimit me GSIS, ku ka rezultuar se nga tërësia e shumës prej 416 mijë dollarësh nga LSI ishin paguar, me tre fatura, vetëm 93 mijë dollarë. Nga ana e kompanisë është raportuar se, në kohë të ndryshme, e ka pritur z. Meta për takimet që do të zhvillonte. Kompania ka vënë në dispozicion të gjitha faturat. Marrëveshja ishte firmosur nga Petrit Vasili.

Kemi dërguar letërporosi dhe kemi kërkuar një pjesë të llogarive të Ardian Shatkut dhe nga aktet e ardhura ka rezultuar që, në nënkuadër të marrëveshjes me GSIS, i ka faturuar LSI-së 18 fatura. Nga tërësia e dokumentacionit bankar rezulton që tre fatura ishin paguar nga llogaritë e LSI-së, të tjerat deri te fatura numër 12 janë paguar nga Ardian Shatku dhe kompanitë e tij. Për tre nuk dimë asgjë.

Zoti Meta ka qenë disa herë në SHBA, ndonëse ka pasur vizita zyrtare në SHBA që kanë qenë jashtë axhendës. Dhe këto takime janë raportuar si shërbime nga GSIS. Duke qenë se ai gjatë hetimeve ka thënë: “Ç’punë kam unë me pagesat e Shakut”, ne themi që ai ka vazhduar të marrë shërbime dhe, në këto rrethana, mendojmë që është fshehur origjina e shumave monetare që janë pastrim. Ofrimi, siç e ka bërë GSIS shërbimin, është i ligjshëm; mënyra e pagesës është e paligjshme.”, deklaroi prokurori Sotir Kllapi.

Pjesë nga diskutimet në sallë:

Meta: Kam një pyetje.

Gjykata: Do vazhdoni kur të mbarojë prokurori. Mbani shënim.

Meta: Një fjali mund ta them, mos e ndërprit gjykatën. Rregullat kërkojnë të mbarojë prokurori. Kjo bëhet qëllimisht që të konfuzohen mediat.

Gjykata: Ju paralajmëroj.

Meta: Mos më paralajmëro fare, kërkova seancën e kaluar të më hapë përgjigje.

Gjykata: Rregullat.

Meta: Rregullat i di mirë unë. Gjykata duhet të jetë e pavarur dhe e paanshme, duhet të marr përgjigje.

Gjykata: Kur flet gjykata…

Meta: Jeni ekstremisht i njëanshëm dhe unë jam këtu si një terrorist ukrainas. Unë nuk e ndërpreva, dëgjova.  Më e mira ndër ju është zonja Irena Gjoka.

Gjykata: Kur nuk ruhen rregullat dhe kur personi vijon të prishë rregullin, gjykata ka të drejtë të vendosë gjobë deri në largim nga procesi.

Meta: Kam shumë respekt për rregullat tuaja edhe për ligjin, por ka edhe logjikë. Përderisa prokurori flet për një episod, është e drejta ime të jap sqarim për këtë episod.

Artikujt e fundit

Marokenët pushtojnë qytetin spanjoll/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

Kriza migratore në Ceuta ka marrë përmasa dramatike, me rreth 60 mijë persona që...

Netë tropikale dhe temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri në fundjavë dhe javën që vjen

Vala e të nxehtit vijon të mbajë nën ndikimin e saj vendin tonë, me...

Lirimi nga burgu i Beqajt dhje largimi nga PD i Jola Hysajt, Berisha: Dëshmi se sistemin e drejtësisë e kontrollon Rama, disa persona shiten...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të sotëm me qytetarët në rrjetet sociale...

Më shumë

Marokenët pushtojnë qytetin spanjoll/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

Kriza migratore në Ceuta ka marrë përmasa dramatike, me rreth 60 mijë persona që...

Netë tropikale dhe temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri në fundjavë dhe javën që vjen

Vala e të nxehtit vijon të mbajë nën ndikimin e saj vendin tonë, me...

Lirimi nga burgu i Beqajt dhje largimi nga PD i Jola Hysajt, Berisha: Dëshmi se sistemin e drejtësisë e kontrollon Rama, disa persona shiten...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të sotëm me qytetarët në rrjetet sociale...