BallinaVendiPolitikë“Ka edhe shpirtra të lodhur në familjen tonë që duan Shqipëri të...

“Ka edhe shpirtra të lodhur në familjen tonë që duan Shqipëri të re”, Spiropali i përgjigjet Ramës: Kur t’ju merren mend nga algoritmi dhe konspiracionet, lexoni…

Publikuar më

spot_imgspot_img

Deputetja socialiste, Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur kritikave, sulmeve dhe asaj që ajo e përshkruan si “monitorim digjital e operacional” dhe “kontroll algoritmik” të Kryeministrit Rama.

Në postimin e saj në Facebook, Spiropali i drejtohet ndjekësve me një thirrje për të mos u ndikuar nga “sulmet banale”, “konspiracionet halucinante” dhe “gjuha e shthurur”, duke sjellë një fragment nga poezia e Anna Ahmatovës.

Postimi i Spiropalit:

Kur t’ju merren mënd’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889.

Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua
Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,
Me ta një kullë e hijshme u ndërtua,
M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.
Ndërtuesit e saj falënderoj,
Paçka se e ndërtuan me nxitim.
Prej saj më shpejt agimin e shijoj
Dhe diellin kqyr me gjatë në perëndim.
Dhe në dritaren time ditë për ditë,
Fryn erë deti, më flladit.
Në dorën time pëllumbi vjen e çukit,
E në mos mund të shkruaj më diçka,
Një ditë të perëndishme krahëlehtë,
Pres të vijë Muza, për ta shkruar vetë.

Ndërkohë, Rama në mbledhjen e Grupit të PS tha: “Ah, është edhe një thirrje për një marrëveshje të re, për një Shqipëri të re. Dhe kam parë që ka edhe shpirtra të humbur këtu në familjen tonë politike që duan një Shqipëri të re. Fair enough. Mezi pres që të na e sjellin draftin e Shqipërisë së re të shkruar dhe patjetër jemi gati të bëjmë një marrëveshje të re për një Shqipëri të re, por kam frikë se drafti nuk do të vijë kurrë, sepse Shqipëria e re është njësoj si të gjitha siluetat e flamingove, njërën prej të cilave e mbante Fatos Lubonja”.

Artikujt e fundit

Trump paralajmëron Europën, thërret Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia

Presidenti amerikan, Donald Trump përgatitet për një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s,...

Procesi ndaj Erion Veliajt, GJKKO shtyn seancën, kryebashkiaku i Tiranës mungoi

Shtyhet për më datë 7 korrik, ora 10:00, seanca e radhës për kryetarin e...

“S’jam unë ‘Kumbari’ i kësaj”/ Protestat në Tiranë, Rama për Financial Time: Pa Kushner, askujt nuk do i interesonin as flamingot e as Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një intervistë për Financial Times lidhur me protestat...

“Unë nuk jam armiku yt”/ Rama publikon foton e një protestuesi pranë Kryeministrisë: Shqipëria nuk bëhet me ata që zemërohen verbërisht

Kryeministri Edi Rama ka bërë publikuar foton e një protestuesi, duke e shoqëruar me...

Më shumë