BallinaRajoni & BotaVila ikonike e Berlusconit shitet për 350 milionë euro, familja mbretërore e...

Vila ikonike e Berlusconit shitet për 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit zgjeron investimet në Itali

Publikuar më

spot_imgspot_img

Villa Certosa, rezidenca luksoze e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi në Sardenjë, është shitur për 350 milionë euro te familja mbretërore e Katarit, dinastia Al Thani.

Lajmi është konfirmuar nga Immobiliare Idra, kompani e grupit Fininvest, e cila pranoi ofertën detyruese për blerjen e pronës. Marrëveshja i jep fund muajve të tërë spekulimesh mbi të ardhmen e vilës, që prej vdekjes së Berlusconit në qershor të vitit 2023.

Sipas mediave italiane, mes tyre La Nuova Sardegna dhe Corriere della Sera, negociatat kishin hyrë në fazën përfundimtare javët e fundit. Fillimisht, prona ishte nxjerrë në shitje me një vlerë prej 500 milionë eurosh, ndërsa interes për blerjen kishin shfaqur investitorë nga Lindja e Mesme dhe grupe të mëdha hotelerie luksoze.

Villa Certosa do të kalojë tashmë në pronësi të familjes Al Thani, e cila ka zgjeruar ndjeshëm investimet në rajonin e Gallurës në vitet e fundit, veçanërisht në sektorët e turizmit dhe shëndetësisë. Sipas raportimeve, transaksioni është realizuar përmes një kompanie investimi me seli në Luksemburg, e cila menaxhon investimet evropiane në pasuri të paluajtshme të Katarit.

E konsideruar si një nga rezidencat private më të famshme dhe më luksoze në Itali, Villa Certosa ka pritur ndër vite liderë botërorë, aleatë politikë të Berlusconit dhe figura të njohura të biznesit. Prona shtrihet në një sipërfaqe të madhe dhe përfshin pishina, spa, shtëpi mysafirësh, ambiente sportive, pistë helikopterësh, një vullkan artificial dhe zona të shumta rekreative të projektuara posaçërisht.

Shitja e saj shënon fundin e një epoke për një nga pronat më ikonike të lidhura me figurën e Silvio Berlusconit.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...