BallinaVendiPolitikëPresidenti Begaj, mesazh për protestën qytetare: Po shprehin shqetësimet e tyre në...

Presidenti Begaj, mesazh për protestën qytetare: Po shprehin shqetësimet e tyre në mënyrë paqësore, e drejta për t’u shprehur në pajtim me Kushtetutën është vlerë e mbrojtur

Publikuar më

spot_imgspot_img

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për protestën qytetare, duke deklaruar se po shprehin shqetësimet e tyre në mënyrë paqësore.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se “e drejta për t’u shprehur në pajtim me Kushtetutën është vlerë e mbrojtur”.

“Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur qytetarë po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore. Në respekt të pozicionit kushtetues, neutralitetit  kushtetues, mund të theksoj se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në  pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten në angazhimin e përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe interesin  kombëtar dhe atë publik. Korniza kushtetuese,  së bashku me rregullat e shtetit ligjor dhe  demokracisë përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e drejtë të shoqërisë.

Si President i Republikës, mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e një klime bashkëpunimi dhe dialogu që i shërben interesit kombëtar dhe publik, të ardhmes evropiane dhe përkatësisë dhe vlerave Euroatlantike të vendit.

Të nderuar pjesëmarrës, Ky jubile na fton të mendojmë për rëndësinë që administrata publike ka për qytetarët.
Të kërkojmë më shumë nga vetja! Të kërkojmë më shumë dhe nga njerëzit e shërbimit publik. Të rrisim cilësinë, sepse duke rritur cilësinë të forcojmë besimin!”, tha Begaj.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë