BallinaVendiKronikë30 studentët e Akademisë së Sigurisë në QSUT/ Zbulohet menuja e darkës,...

30 studentët e Akademisë së Sigurisë në QSUT/ Zbulohet menuja e darkës, AKU mbledh mostrat e ushqimit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Rreth 30 studentë të Akademisë e Sigurisë janë paraqitur në urgjencën e QSUT-së në Tiranë me simptoma të të vjellave, duke ngritur dyshime për një rast të mundshëm helmimi ushqimor.

Nga të prekurit, 15 studentë kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa pjesa tjetër është mbajtur nën vëzhgim. Sipas autoriteteve, menjëherë pas incidentit ka nisur hetimi, ku janë marrë kampione ushqimi për analiza laboratorike.

Ndërkohë, sipas të dhënave paraprake, nga rreth 1200 racione ushqimi të shpërndara në total, vetëm një numër i vogël studentësh kanë raportuar shqetësime shëndetësore, duke e bërë ende të paqartë nëse bëhet fjalë për helmim masiv.

Autoritetet shëndetësore dhe AKU kanë sekuestruar mostrat e ushqimit dhe po presin rezultatet e analizave për të përcaktuar shkakun e incidentit.

Darka e studentëve të Akademisë së Sigurisë ka përfshirë ushqime të ndryshme si pilaf, makarona, fasule, sallam, salsiçe, kos, qumësht dhe bukë, të cilat aktualisht janë nën verifikim për sigurinë ushqimore.

Studentët, rreth orës 8 të mbrëmjes kanë filluar të kenë probleme e më pas janë paraqitur në QSUT.

Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse bëhet fjalë për një rast helmimi ushqimor apo një incident tjetër shëndetësor.

Artikujt e fundit

Bosnja shpërthen në festë pas suksesit në Kupën e Botës, tifozë mbushin rrugët e Sarajevës deri në orët e para të mëngjesit

Bosnja dhe Hercegovina ka përjetuar një natë historike festimesh, pasi kombëtarja siguroi kualifikimin në...

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) ka paralajmëruar se tërmeti i fuqishëm që goditi Venezuelën...

Vrau partnerin e saj pas dhunës së përsëritur që i ushtronte, influencerja 23-vjeçare rrezikon dënimin me vdekje në Dubai

Një influencuere britanike e TikTok-ut, 23-vjeçarja Brooke George, po përballet me akuzën për vrasje...

I gjithë stadiumi në këmbë! Momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin, ylli i Santosit nuk i mban dot lotët

Ylli brazilian, Neymar, bëri një rikthim emocionues me kombëtaren e Brazilit në Kupën e...

Më shumë