BallinaVendiAktualitetMish, djathë dhe vezë nga Shqipëria drejt Maltës, autoritetet sekuestrojnë furgonin me...

Mish, djathë dhe vezë nga Shqipëria drejt Maltës, autoritetet sekuestrojnë furgonin me ushqime: Janë të pasigurta, do i asgjësojmë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Autoritetet për Sigurinë Ushqimore në Maltë kanë sekuestruar dhe urdhëruar asgjësimin e një ngarkese me produkte ushqimore të ardhura nga Shqipëria, pasi gjatë kontrollit u konstatuan shkelje të rregullave të sigurisë ushqimore.

Sipas Autoritetit për Sigurinë dhe Mbrojtjen Ushqimore (FSSA), ngarkesa mbërriti në Maltë me një furgon përmes tragetit nga Siçilia, pasi kishte udhëtuar nga Shqipëria.

Gjatë inspektimit u konstatuan probleme në një sërë produktesh, përfshirë mish, kos, djathë, vezë, vaj ulliri, ushqime të paketuara, pije freskuese, fasule, alkool, kripë dhe lëngje.

Autoritetet thanë se një pjesë e produkteve ishin transportuar në temperatura të papërshtatshme, ndërsa të tjera nuk kishin etiketimin dhe dokumentacionin e nevojshëm për gjurmueshmërinë e tyre.

Për këtë arsye, e gjithë ngarkesa u vulos menjëherë dhe do të asgjësohet, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe të industrisë vendase ushqimore.

FSSA theksoi gjithashtu se nuk ishte njoftuar paraprakisht për mbërritjen e ngarkesës, ndonëse legjislacioni kërkon që importuesit të informojnë autoritetet të paktën 48 orë përpara futjes në vend të produkteve ushqimore, kafshëve, ushqimit për kafshë apo bimëve.

Deri më tani nuk është bërë publik sasia totale e produkteve ushqimore të sekuestruara.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë