BallinaUncategorizedPlagosja e Brian Syzos në Pogradec, policia zbardh ngjarjen: 4 të dyshuar,...

Plagosja e Brian Syzos në Pogradec, policia zbardh ngjarjen: 4 të dyshuar, 2 në pranga, të gjithë me precedent penal

Publikuar më

spot_imgspot_img

Policia ka zbardhur rrethanat e plagosjes me armë zjarri të 35-vjeçarit Brian Syzon, të ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 3 të Pogradecit, duke identifikuar katër autorët e dyshuar të ngjarjes.

Në pranga kanë rënë Nikolla Agolli, 24 vjeç, banues në Buçimas, dhe David Prifti, 30 vjeç, banues në lagjen nr. 1 të Pogradecit. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim Meard Berberi, 40 vjeç, banues në lagjen nr. 2, dhe Edison Agolli, 22 vjeç, banues në Buçimas. Sipas policisë, të katërt kanë precedentë penalë për krime kundër personit.

Nga hetimet rezulton se, për shkak të konflikteve të mëparshme me Brian Syzon, ata dyshohet se organizuan atentatin ndaj 35-vjeçarit, duke e qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej në automjetin e tij të parkuar në lagjen nr. 3.

Njëri prej autorëve kryesorë, Nikolla Agolli, u arrestua vetëm pak minuta pas ngjarjes, pas ndjekjes së pandërprerë nga shërbimet e Policisë.

Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar tre automjete dhe gjashtë telefona celularë, të cilët do t’i shërbejnë zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Brian Syzon vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Artikujt e fundit

Shpërthim i fuqishëm në Monako/ Plagoset një familje ukrainase, hetohet pista terroriste

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e së hënës Principatën e Monakos, duke lënë...

Ndërrojnë jetë njëri pas tjetrit dy oficerë policie të burgut 313, detajet e para

Dy oficerë policie të burgjeve kanë ndërruar jetë në burgun 313, njëri pas tjetrit. Zog...

Plagoset me thikë 45-vjeçari slloven në Durrës, autorët në kërkim

Rreth orës 21:30, në zonën e Shkallnurit, dyshohet se shtetasi M.M., rreth 45 vjeç,...

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren, në ndihmë edhe bashkitë fqinje

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sot kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë...

Më shumë