BallinaVendiPolitikë“Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’”, Bido: Je fëmijë oligarku. Muçi:...

“Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’”, Bido: Je fëmijë oligarku. Muçi: Nëse ka shkelje, denonco në organet kompetente

Publikuar më

spot_imgspot_img

Nuk mungojnë debatet në seancën e sotme, teksa skenën e morën edhe deputeti i PS, Ardit Bido dhe ai i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Ishte Bido, që fillimisht e akuzoi Muçin për zaptimin e oborrit të shkollës “Koto Hoxhi” në Gjirokastër.

“Në rend është edhe projekt-rezoluta për krimet dhe pasojat e komunizmit. Të dëgjosh sot të citohen emra marksist është ofendim dhe hipokrizi. Këto përmenden nga një fëmijë oligarku. E ftoj Muçin që tokën që ka në Arameras t’ua falë fëmijëve në nevojë.

Nëse Muçi është i sinqertë dhe na flet për arsimin, në shkollën Koto Hoxhi në Gjirokastër, të kërkojë që godina e familjes së tij të shembet dhe t’i kthehet oborri shkollës. Është zaptuar oborri i shkollës nga ju që flisni për arsim.

Muçi ka shkuar në një tekst të vetin që falë ndihmës së familjes së tij, do të mund ta siguronte jetën si inxhinier ndërtimi. E thënë nga unë që kam punuar edhe kamarier, po i them se nuk është turp ta sigurosh jetën si inxhinier ndërtimi, turp është ta ndërtosh si përdredhës partie”, u shpreh Bido.

Nga ana e tij, Muçi e mohoi akuzën dhe u shpreh se në rast se e konstatoni ndërtim të paligjshëm në në këtë zonë, të njoftohen organet kompetente nga ana e mazhorancës.

“Bido përmendi edhe shkollën Koto Hoxhi, ku unë jam arsimuar dhe kam kaluar fëmijërinë në oborrin e saj. Nëse Bido konstaton shkelje në një shkollë në zonë të mbrojtur, duhet të kontaktojnë organet kompetente. Por nuk e bëjnë, sepse kjo që dëgjuam është salca e radhës për patronazhistët.

Me këtë Bido, çoji mesazh Tao Paralelpipedit, ju jeni mësuar t’i hidhni baltë njëri-tjetrit. Doli edhe kryegjyshi përmendi Aramerasin. Unë nuk jam vetëm, jam një nga 100 mijë protestuesit në shesh dhe balta juaj nuk më bën pis, por më tregon se e kam bërë mirë punën dhe kjo është puna që duhet të bëj”, u shpreh Muçi në replikën e tij.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë