BallinaVendiKronikëQytetarët sulmuan punonjësit e Policisë dhe dëmtuan makinat e tyre, reagon Lamallari:...

Qytetarët sulmuan punonjësit e Policisë dhe dëmtuan makinat e tyre, reagon Lamallari: Ata që dhunojnë çdo gjë nuk janë protestues, por vandalë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka reaguar pas protestave të dhunshme ditën e djeshme para Kuvendit, ku qytetarët sulmuan jo vetëm deputetët, por edhe punonjësit e policisë dhe dëmtuan makinat e tyre.

Lamallari i quajti këto protestues të dhunshëm vandalë, duke shtuar se Policia e Shtetit e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer.

“Ka dy momente që dua të veçoj bazuar në fakte. Dhuna në bulevard nisi me dhunë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Protesta është e ligjshme, por nuk mund të goditen punonjësit e policisë e as gazetarët. Kemi kërkesë nga Unioni i Gazetarëve për të mbrojtur gazetarët në ushtrimin e detyrës.

Një grusht personash që dëmtojnë pasurinë publike dhe dhunojnë çdo gjë nuk janë protestues, por vandalë.

Policia vetëm ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga protestuesit.

Policia e Shtetit e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer. Një grusht personash vandalë nuk janë përfaqësues të protestuesve dhe do të marrin përgjigje sipas ligjit”, u shpreh ministri Lamallari.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë