BallinaVendiKronikëU arrestua nga policia/ Me fëmijë të paralizuar, protestuesi Altin Hila preku...

U arrestua nga policia/ Me fëmijë të paralizuar, protestuesi Altin Hila preku zemrat e shqiptarëve, mblidhen rreth 100 mijë euro për familjen e tij

Publikuar më

spot_imgspot_img

Protesta e mbajtur një ditë më parë para Parlamentit u përshkallëzua në tensione e përplasje. Protestuesi Altin Hila cili u arrestua nga policia, ka prekur zemrat e shqiptarëve.

Është hapur një fushatë në platformën GoFundMe për të mbështetur financiarisht Altin Hilën dhe familjen e tij, pas arrestimit të tij.

Sipas organizatorëve të nismës, Hila kishte marrë pjesë për 32 ditë radhazi në protestat e mbajtura në Tiranë, i shoqëruar nga djali i tij, i cili ka status invaliditeti.

Në pamje të publikuara në rrjetet sociale, ai shihet duke ushqyer të birin gjatë protestës përmes një shiringe të lidhur direkt me stomakun.

Organizatorët pretendojnë se familja ndodhet prej kohësh në vështirësi ekonomike dhe se Hila u dhunua nga Policia e Shtetit gjatë protestës, përpara se të arrestohej, duke e rënduar më tej situatën e familjes.

“Në shenjë solidariteti me atdhetarin tonë Altin Hila, po organizojmë këtë mbledhje fondesh për të lehtësuar sadopak situatën e familjes së tij”, thuhet në përshkrimin e fushatës.

Sipas të dhënave të publikuara në GoFundMe, deri tani janë mbledhur mbi 95 mijë euro nga donatorë të ndryshëm për të ndihmuar familjen Hila.

Në përshkrimin e fushatës thuhet gjithashtu se, sipas organizatorëve, shteti nuk e ka mbështetur ekonomikisht familjen ndër vite dhe se arrestimi i Hilës e ka lënë atë në një situatë edhe më të vështirë, për shkak të mungesës së tij pranë familjes.

spot_img
BurimiBalkanWeb

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...