BallinaVendiAktualitet“I nxjerrim çunat direkt”/ Zbardhen bisedat që lidhen me sulmin në komisariatin...

“I nxjerrim çunat direkt”/ Zbardhen bisedat që lidhen me sulmin në komisariatin numër 3: Jemi me mijëra, ose bllokojmë rrugën, ose hyjmë te “302”-shi

Publikuar më

spot_imgspot_img

Mesazhe të publikuara nga një grup në aplikacionin Telegram, ku komunikojnë persona të përfshirë në organizimin e protestës, tregojnë se zhvendosja e protestuesve drejt Komisariatit nr. 3 ishte diskutuar paraprakisht.

Sipas bisedave të publikuara, pjesëmarrësit shkëmbejnë mendime për mënyrën se si turma duhet të drejtohej drejt komisariatit, ku mbaheshin 21 personat e arrestuar pas protestës së 2 korrikut para Kuvendit.

Në një prej mesazheve shkruhet: “Po te 302. Sot mendoj me e përdor turmën si duhet, me ik te 302 i nxjerrim çunat direkt”, ndërsa në një tjetër propozohet: “Ose bllokojmë rrugë, ose hyjmë sot se jemi mijëra”. Me “302” i referohen IEVP ku mbahen të paraburgosurit në rrugën “Mine Peza”.

Megjithatë, në grup ka pasur edhe mesazhe që u bënin thirrje protestuesve të shmangnin dhunën. Në një njoftim të fiksuar thuhet: “Shiko disa sot janë me maska në protestë, distancohuni nga veprime dhune”. Një tjetër pjesëmarrës shkruan: “Edhe me dhunë nuk fitojmë gjë”.

Nga ana tjetër, disa mesazhe kërkonin rritjen e presionit ndaj institucioneve, përmes bllokimit të rrugëve ose veprimeve më të forta gjatë protestës.

Publikimi i këtyre bisedave vjen pas incidenteve të së premtes mbrëma para Komisariatit nr. 3, ku një grup protestuesish shkatërruan hyrjen dhe ambientet e godinës dhe tentuan të hynin brenda. Policia ndërhyri për shpërndarjen e turmës, ndërsa gjatë përplasjeve mbeti elënduar edhe një efektive.

Mesazhet kanë ngritur dyshime se marshimi drejt komisariatit nuk ishte një lëvizje spontane, por ishte diskutuar dhe e koordinuar më herët përmes grupeve të komunikimit të protestës.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë