BallinaVendiKronikëNdezi zjarr në tokën e babait për të djegur barishtet në Drizë...

Ndezi zjarr në tokën e babait për të djegur barishtet në Drizë të Fierit, arrestohet 20-vjeçari, flakët përfshinë disa fshatra

Publikuar më

spot_imgspot_img

Njoftimi i policisë

Fier

Ndezi zjarr në tokën në pronësi të babait të tij, në fshatin Drizë, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në territorin e disa fshatrave, reagimi në kohë i Policisë çoi në identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të zjarrvënies.

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të zjarrit të rënë në fshatin Drizë, Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin N. J., 20 vjeç, banues në Drizë.

Ky shtetas dyshohet se, më datë 05.07.2026, në tokën në pronësi të babait të tij, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe në fshatin Drizë dhe në fshatrat përreth, ku u shkaktuan dëme materiale.

Shërbimet e Policisë evakuuan 12 familje, banesat e të cilave u rrezikuan nga përhapja e flakëve.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të Policisë, shërbimeve zjarrfikëse, grupeve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS) – Njësia Fier, si dhe helikopterëve të Forcave të Armatosura, u bë e mundur shuarja e flakëve, pa pasoja për jetën e qytetarëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për kujdes maksimal nga qytetarët, duke i ftuar të mos ndërmarrin veprime që mund të shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.

Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

Artikujt e fundit

Entuziazmi për Norvegjinë në Botëror, Forcat e Armatosura në vendin skandinav i bashkohen trendit festiv

Norvegjia është një prej suprizave më të bukura të këtij Botërori. Skuadra skandinave po...

“Kundërshtarëve të mi”, Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook ku ka vendosur të tregojë...

Supertajfuni “Bavi” godet territoret amerikane në Paqësor/ Paralajmërohen dëme katastrofike, autoritetet në SHBA: Dallgë deri në 11 metra

Supertajfuni Bavi po godet Guamin dhe Ishujt Mariana Veriore me erëra që arrijnë deri...

Panik në Francë, një person sulmon më thikë kalimtarët e rastit, policia e plagos gjatë neutralizimit

Në qytetin francez Clermont-Ferrand, një burrë sulmoi 3 kalimtar me thikë. Lajmi u raportua nga...

Më shumë