BallinaUncategorizedSfera misterioze në plazhet e Australisë, autoritetet thirrje banorëve: Mos i prekni

Sfera misterioze në plazhet e Australisë, autoritetet thirrje banorëve: Mos i prekni

Publikuar më

spot_imgspot_img

Autoritetet australiane po hetojnë origjinën e gjashtë sferave të mëdha metalike të shfaqura gjatë fundjavës në Forrest Beach, në veri të rajonit të Queensland-it, ndërsa dyshimet e para tregojnë se ato mund të jenë mbetje nga një raketë hapësinore që është rikthyer në atmosferën e Tokës.

Objektet u zbuluan nga banorët e zonës, të cilët njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje mbërritën ekipe të zjarrfikësve të pajisur me kostume mbrojtëse kundër materialeve të rrezikshme, ndërsa policia vendosi një perimetër sigurie prej 50 metrash rreth secilit objekt. Sferat u vendosën në fuçi speciale për transportin e materialeve potencialisht të rrezikshme.

Sipas agjencisë australiane të hapësirës, vendndodhja dhe karakteristikat e këtyre objekteve përputhen me mbetje të një trupi raketor, që ka hyrë së fundmi në atmosferën e Tokës. Megjithatë, origjina e saktë e raketës ende nuk është konfirmuar dhe hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare. Për siguri, qytetarëve u është kërkuar të mos i prekin sferat në fjalë dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e emergjencës nëse zbulojnë objekte të tjera të ngjashme.

Në internet kanë qarkulluar spekulime se sferat mund të jenë rezervuarë të anijeve kozmike, të cilët mund të përmbajnë lëndë djegëse ose reaktive.

Artikujt e fundit

Seanca për dosjen e ndarë nga ish-presidenti Meta shtyhet, mungon Fatime Kryemadhi dhe avokatët

Ka nisur seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon, pjesë e...

Programi Kombëtar për Bizneset në tregun e BE, Rama: Ndihmë që të përgatiten, për të mos u fshirë nga era e fortë e transformimit

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Programit Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin...

Shkelën perimetrin e sigurisë, bllokohen dy Jet Ski në Sarandë, gjobë edhe 500 mijë lekë

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë kanë bllokuar dy Jet Ski në Sarandë. Gjatë patrullimit në...

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën “detyrim paraqitje”, pritet nga mbështetësit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në Prokurorinë e...

Më shumë