Sot protesta ka hyrë në ditën e 37 të saj.
Aktivisti dhe organizatori i marshimeve Visuar Dalipi, i njohur si “Banka e fundit” ,ka bërë një denoncim të fortë ku tha se që nga nisja e protestës është kërcënuar edhe me fëmijën e tij 1-vjeçar, madje e kanë intimiduar duke shkuar në lagjen e tij.
Dalipi tha se dhunën e nxit vetë qeveria për të ndaluar protestën dhe këto akuza i hodhi edhe për dhunën në Komisariatin nr. 3, ku u thyen xhamat nga disa të rinj.
Dalipi distancoi protestën këto akte dhe deklaroi se ata janë për protestë paqësore.
“Unë bëra një thirrje për një grup komandues të protestës duke bërë thirrje kundër dhunës, grupi u krijua pa një plan.
Krijuam edhe një kordon te Kryeministria, hoqëm flakadanët dhe bëmë thirre për largimin e personave që mund të kishin armë të ftohta. Jemi mbëhtetur nga familjarët. Marshimi nisi ditën e dytë me mllef drejt Hotel Dajtit dhe selisë së PS-së, aty u sulmuam për herë të parë nga kryeministri sepse të rinjtë shanin. Ndërkohë ato sharje i kemi dëgjuar edhe në Parlament. Marshimi ka për detyrë të shkojë në çdo institucion, sepse PD dhe PS kanë krijuar një monopol që nëse nuk bashkëpunon me ta të ndalojnë. Është koha të ndalojmë. Rolin e sindikatave duhet ta marrim ne, që të kërkojmë llogari pasi marrin taksat tona, duhet të na thonë çfarë kanë bërë me paratë tona.
Këta persona duan që ta prishin protestën, ne po pastrojmë imazhin e Shqipërisë me paqe. Ata ishin një grupim që po qëndronin të veçuar. Diaspora kërkonte të niste dhunën, ndonjëherë kanalizohen aty ku duhen. Ata ishin djem të rinj, të lodhur nga diktatura dhe ranë pre e situatës. Doli një njeri dhe shpërndau maska, ka pasur njoftime në rrjete që të mos vijnë gra dhe fëmijë, i bën edhe vetë qeveria për ta ndaluar këtë protestë. Ne jemi aty për largimin e qeverisë dhe duhen marrë masa, të mos kthehet në aktivitet pas pune. Kam marrë kërcënime edhe për fëmijën, që e kam një vjeç. Kam një muaj pa e parë sepse e kam larguar. Nuk e kam thënë sepse s’dua të përhap panik. Këto janë metoda për të na blerë. Më kanë ardhur te lagjja, te shtëpia”, tha ai.


