BallinaVendiKronikëSherr mes biznesmenëve në Tiranë, Mirton Lika kallëzon penalisht Nadir Çaushollin: Tentoi...

Sherr mes biznesmenëve në Tiranë, Mirton Lika kallëzon penalisht Nadir Çaushollin: Tentoi të më godiste me karrige

Publikuar më

spot_imgspot_img

Biznesmeni Mirton Lika ka depozituar kallëzim penal ndaj biznesmenit Nadir Çausholli, pas një konflikti të ndodhur më 6 korrik 2026 në rrugën “Ibrahim Rugova” pranë godinës “Sky Tower” në Tiranë.

Sipas kallëzimit të depozituar në Komisariatin nr. 2, Lika ka deklaruar se teksa po shkonte drejt zyrës së tij, ka konstatuar disa persona duke montuar një pajisje karikimi për automjete elektrike pranë objektit. Ai pretendon se u ka kërkuar punonjësve informacion lidhur me dokumentacionin dhe lejen për vendosjen e pajisjes, pasi, sipas tij, çështja lidhej me një procedim të hapur pranë Prokurorisë së Tiranës.

Në kallëzim thuhet se një pajisje e ngjashme, e vendosur më herët në të njëjtën zonë, ishte sekuestruar nga autoritetet kompetente si e paligjshme. Sipas Likës, punonjësit nuk kanë paraqitur dokumentacionin përkatës dhe më pas në vendngjarje është njoftuar policia.

Në zonë ka mbërritur fillimisht një patrullë e Policisë së Shtetit, e cila ka kryer verifikimet paraprake dhe më pas ka njoftuar Policinë Bashkiake, pasi çështja lidhej me ndërprerjen e punimeve dhe dokumentacionin administrativ.

Biznesmeni pretendon se gjatë kohës që priste mbërritjen e Policisë Bashkiake, Nadir Çausholli iu afrua në mënyrë kërcënuese dhe më pas situata degradoi në konflikt verbal. Sipas kallëzimit, Çausholli goditi me shqelm një karrige në drejtim të Likës, i cili pretendon se arriti t’i shmangej goditjes. Në denoncim thuhet gjithashtu se pati fyerje dhe sharje ndaj tij.

Lika ka kërkuar nga organet ligjzbatuese marrjen e masave dhe hetimin e plotë të ngjarjes, duke deklaruar se ndihet i kërcënuar personalisht, si edhe për familjen dhe aktivitetin e bizneseve “Sky Hotel” dhe “Sky Tower”.

Artikujt e fundit

Nadir Çausholli përplaset me një biznesmen në Sky Tower, kundërshton shoqërimin nga policia

Biznesmeni Nadir Çausholli është përplasur paraditen e sotme biznesmenin M.L pranë Sky Tower, në...

Foto/Ekzekutohet shqiptari në Suedi, dyshohet se u vra me armë nga bandat kriminale

Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në...

Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen deri pranë autostradës Durrës-Tiranë, tymi mbulon zonën

Një zjarr, i favorizuar nga era, ka rënë në Koxhas të Shijakut. Reja e tymit...

Më shumë