BallinaVendiKronikëArrest me burg për Granit Pepnikën, dyshohet si drejtues i skemës së...

Arrest me burg për Granit Pepnikën, dyshohet si drejtues i skemës së mashtrimit online me dëm 50 milionë euro

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Granit Pepnikën, i arrestuar pak ditë më parë në Dhërmi nën dyshimet për veprën penale të mashtrimit kompjuterik.

E njëjta masë është dhënë edhe për Xhoni Hitajn, i akuzuar për të njëjtën vepër penale, si dhe për Redion Rexhmatin, ndaj të cilit rëndon akuza për “përkrahje të autorit të krimit”.

Tre të dyshuarit u arrestuan gjatë një operacioni policor në Dhërmi. Gjatë kontrollit në vilën ku qëndronin, efektivët sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Sipas hetimeve, Granit Pepnika dyshohet se drejtonte një skemë të organizuar mashtrimi online, e cila u ka shkaktuar viktimave dëme financiare që vlerësohen në rreth 50 milionë euro.

Hetuesit bëjnë me dije se skema funksiononte përmes call center-ave të organizuar, ku operatorët kontaktonin qytetarë nga vende të ndryshme të Europës duke u prezantuar si këshilltarë financiarë ose përfaqësues të platformave të investimit. Viktimat josheshin përmes faqeve të rreme me premtime për fitime të shpejta nga bursat, kriptovalutat dhe tregjet financiare, ndërsa autorët dyshohet se përdornin identitete dhe profile të fabrikuara për të fituar besimin e tyre.

Hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Artikujt e fundit

Ndryshime në ligjin “Antimafia”/ Debat në kuvend për pasuritë e sekuestruara, dyshime se u kthehen personave të goditur

Pavarësisht luftës në rritje të institucioneve të reja të drejtësisë për të goditur pasuritë...

Të paktën 22 të vrarë nga sulmet ruse në Kiev, Zelensky pritet të takohet me Trump në samitin e NATO-s

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si...

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

Autoritetet kineze kanë ngritur nivelin më të lartë të alarmit për tajfunin Maysak, i...

Sherr mes biznesmenëve në Tiranë, Mirton Lika kallëzon penalisht Nadir Çaushollin: Tentoi të më godiste me karrige

Biznesmeni Mirton Lika ka depozituar kallëzim penal ndaj biznesmenit Nadir Çausholli, pas një konflikti...

Më shumë