BallinaRajoni & BotaShfrytëzoheshin seksualisht dhe për punë të detyruar! Shqipëria pjesë e operacionit global...

Shfrytëzoheshin seksualisht dhe për punë të detyruar! Shqipëria pjesë e operacionit global të Europolit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, mbi 1 mijë arrestime në 59 vende

Publikuar më

spot_imgspot_img

Shqipëria ishte ndër vendet pjesëmarrëse në një nga operacionet më të mëdha ndërkombëtare kundër trafikimit të qenieve njerëzore, të koordinuar nga Europol, me mbështetjen e INTERPOL dhe Frontex.

Operacioni, i koduar “Global Chain”, u zhvillua nga 8 deri më 12 qershor në 59 vende të botës dhe rezultoi në 1,024 arrestime, identifikimin e 2,070 viktimave të mundshme, si dhe nisjen e 465 hetimeve të reja.

Sipas të dhënave të Europolit, nga të arrestuarit, 334 persona dyshohen për trafikim të qenieve njerëzore, ndërsa 690 të tjerë për vepra të tjera penale të lidhura me këtë aktivitet kriminal. Gjithashtu u identifikuan 201 të dyshuar të tjerë dhe 80 raste të mashtrimit me dokumente.

Operacioni u përqendrua në luftën kundër trafikimit për shfrytëzim seksual, punë të detyruar, kriminalitet të detyruar dhe lypje të detyruar, me vëmendje të veçantë ndaj fëmijëve. Nga viktimat e identifikuara, 162 ishin të mitur, ndërsa shumica e viktimave ishin gra të trafikuara për shfrytëzim seksual.

Në aksion morën pjesë mbi 40 mijë efektivë të policisë, rojeve kufitare, inspektorateve të punës dhe autoriteteve doganore, të cilët kontrolluan mbi 565 mijë persona, 360 mijë dokumente identiteti, 140 mijë automjete, më shumë se 20 mijë lokacione dhe mbi 6 mijë fluturime e anije.

Shqipëria ishte pjesë e Qendrës Evropiane të Operacioneve së bashku me 42 shtete të tjera nga Evropa, Azia dhe Afrika, ndërsa koordinimi operacional u zhvillua nga një qendër në Shkup dhe një tjetër në Rio de Janeiro.

Gjatë operacionit u goditën rrjete kriminale në disa shtete, duke çuar në shpëtimin e viktimave të trafikimit seksual dhe të punës së detyruar, sekuestrimin e pasurive dhe parave, si dhe çmontimin e grupeve të përfshira në shfrytëzimin e të miturve.

Europoli theksoi se trafikantët po përdorin gjithnjë e më shumë platformat online dhe rrjetet sociale për të rekrutuar, kontrolluar dhe shfrytëzuar viktimat, ndaj bashkëpunimi ndërkombëtar dhe përdorimi i inteligjencës dixhitale mbeten kyçe në luftën kundër këtij fenomeni.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...