BallinaRajoni & BotaPanik për Emmanuel Macron, shpërthime të vazhdueshme dëgjohen në Damask gjatë vizitës...

Panik për Emmanuel Macron, shpërthime të vazhdueshme dëgjohen në Damask gjatë vizitës së presidentit francez

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një seri shpërthimesh janë dëgjuar këtë të martë në Damask, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron ndodhet në një vizitë zyrtare në kryeqytetin sirian.

Sipas raportimeve të AFP dhe Reuters, shpërthimet ndodhën pranë zonës ku ishte akomoduar presidenti francez. Dëshmitarët kanë raportuar se panë shtëllunga tymi të ngriheshin pranë hotelit ku Macron kaloi natën, ndërsa raportohet se është prekur edhe zona ku ndodhet Ministria siriane e Turizmit.

Shkaqet e shpërthimeve nuk janë bërë ende të ditura dhe autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse ka viktima apo të plagosur. Pas incidentit, rrugët përreth u bllokuan dhe u vendosën masa të rrepta sigurie.

Presidenti Macron kishte lënë hotelin në orët e mëngjesit për të zhvilluar takimet e planifikuara në pallatin presidencial.

Vizita e kreut të shtetit francez konsiderohet historike, pasi është udhëtimi i parë i një lideri të një vendi të Bashkimit Evropian në Siri që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assad në vitin 2024 nga forcat rebele të udhëhequra nga presidenti Ahmed Sharaa.

Autoritetet siriane nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi natyrën e shpërthimeve dhe hetimet janë në vazhdim.

Artikujt e fundit

Fund tragjik për të dyshuarën e atentatit me bombë ndaj oligarkut ukrainas në Monako, gjendet e vrarë në Kiev pasi kërkohej nga Interpol-i

Anastasiia Berezovska, gruaja e dyshuar si autore e shpërthimit me bombë që tronditi Monakon...

Shfrytëzoheshin seksualisht dhe për punë të detyruar! Shqipëria pjesë e operacionit global të Europolit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, mbi 1 mijë arrestime në...

Shqipëria ishte ndër vendet pjesëmarrëse në një nga operacionet më të mëdha ndërkombëtare kundër...

Emrat/ “Mos e lër makinën këtu”, sherr me sende të forta në Tiranë mes disa personash, deri më tani tre të arrestuar

U konfliktuan me sende të forta dhe mjet prerës, për motive të dobëta, vihen...

Më shumë