BallinaRajoni & BotaFund tragjik për të dyshuarën e atentatit me bombë ndaj oligarkut ukrainas...

Fund tragjik për të dyshuarën e atentatit me bombë ndaj oligarkut ukrainas në Monako, gjendet e vrarë në Kiev pasi kërkohej nga Interpol-i

Publikuar më

spot_imgspot_img

Anastasiia Berezovska, gruaja e dyshuar si autore e shpërthimit me bombë që tronditi Monakon në fund të qershorit, është gjetur e vdekur në Kiev, sipas raportimeve të mediave ukrainase.

Sipas burimeve të cituara nga Pravda, 39-vjeçarja u gjet pa shenja jete rreth orës 23:00 të së hënës dhe dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Lidhur me vrasjen e saj, autoritetet ukrainase kanë arrestuar dy persona, një oficer aktual të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës dhe një ish-zyrtar të forcave të rendit.

Berezovska kërkohej nga Interpol për shpërthimin e ndodhur më 29 qershor në Monako, ku objektiv i atentatit ishte biznesmeni ukrainas Vadim Ermolaev, 58 vjeç.

Sipas prokurorisë, ajo dyshohet se kishte vendosur një çantë shpine të mbushur me eksploziv pranë apartamentit luksoz ku qëndronte Ermolaev, ndërsa ishte e maskuar si burrë.

Nga shpërthimi, Ermolaev mbeti në gjendje kritike, ndërsa Anna Nasobina, 46 vjeç, e cila dyshohet të ishte partnerja e tij, u plagos rëndë dhe iu amputuan të dyja këmbët. Në shënjestër të sulmit ishte edhe djali i saj 13-vjeçar.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar një person, që besohet të jetë Berezovska, ulur në një stol vetëm pak çaste para shpërthimit.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë