Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e procesit gjyqësor për 63 ditë, duke argumentuar se aktualisht është me leje lindje.
Por GJKKO argumentoi se “raporti i lindjes nuk është paaftësi për pune”.
Mbrojtja e saj kërkoi që procesi të pezullohej deri në përfundimin e periudhës së lejes pas lindjes, ndërsa SPAK kishte lënë në vlerësimin e gjykatës mundësinë e ndarjes së çështjes ndaj Xoxës nga ajo e të pandehurve të tjerë.
Seanca e radhës është shtyrë për në datën 21 korrik në orën 10:00.
Ndërkohë për kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u vendos për pezullimin e afateve të paraburgimit.


