BallinaUncategorizedShkëndijë elektrike në zonën në pazarit në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në...

Shkëndijë elektrike në zonën në pazarit në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjithë qytetin

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një shkëndijë elektrike e shoqëruar me flakë është regjistruar këtë të martë pranë godinës së Postës, në zonën e Qafës së Pazarit në Gjirokastër.

Sipas informacioneve paraprake, shkëndija ka rënë në një tabelë reklamuese, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës për të vënë situatën nën kontroll.

Për arsye sigurie, është stakuar energjia elektrike në të gjithë qytetin deri në stabilizimin e situatës dhe eliminimin e rrezikut.

Aktualisht po punohet për shuarjen e plotë të flakëve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

Në njoftim thuhet “Në orën 09:45, nga Salla Operative e Policisë së Shtetit se në Pazarin e Gjirokastrës, pranë Postës Shqiptare, te tabelat e reklamave, kishte rënë zjarr në fasadën e godinës së postës. Si pasojë e zjarrit, rrezikoheshin godina e Postës Shqiptare dhe banesat që ndodhen në të njëjtin objekt.

Menjëherë u nis grupi i shërbimit drejt vendngjarjes, ku ndërhyri në kohë, duke izoluar dhe shuar plotësisht flakët.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, zjarri u vu nën kontroll dhe u eliminua pa shkaktuar dëme të tjera materiale apo pasoja“.

Artikujt e fundit

GJKKO rrëzon kërkesën e Xoxës për pezullimin e procesit me 63 ditë, pezullohen afatet e paraburgimit për Veliajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e...

Dhunoi të miturën dhe më pas të ëmën, arrestohet 15-vjeçarja në Fier, i shkaktoi lëndime fizike

Zbulohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen në Fier, ku një 17-vjeçare është...

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri mes vajzave

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një...

Fund tragjik për të dyshuarën e atentatit me bombë ndaj oligarkut ukrainas në Monako, gjendet e vrarë në Kiev pasi kërkohej nga Interpol-i

Anastasiia Berezovska, gruaja e dyshuar si autore e shpërthimit me bombë që tronditi Monakon...

Më shumë