BallinaVendiKronikëAMP godet një tjetër bazë të dyshuar të basteve të paligjshme pranë...

AMP godet një tjetër bazë të dyshuar të basteve të paligjshme pranë Fushë-Krujës, sekuestrohen kompjuterë dhe serverë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka goditur një aktivitet të dyshuar të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe basteve sportive, në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”.

Bazuar në informacionet e siguruara nga strukturat e Inteligjencës Operative, AMP ushtroi kontroll në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të shtetasit me iniciale A.S., në zonën e njohur si “Tregu Fshatar”, pranë Fushë-Krujës.

Gjatë kontrollit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

  • 4 pajisje kompjuterike të dyshuara se përdoreshin për lojëra të fatit të paligjshme;
  • 4 monitorë;
  • pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike që dyshohet se shërbenin për organizimin e basteve sportive të paligjshme.

AMP bën me dije se hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit, identifikimin e personave të përfshirë, si dhe verifikimin e çdo rasti të mundshëm favorizimi, mosveprimi apo përfshirjeje nga punonjës të Policisë së Shtetit ose subjekte të tjera që janë në fushën e mbikëqyrjes së Agjencisë.

Sipas AMP-së, operacioni synon vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të çdo personi të përfshirë në këtë veprimtari të dyshuar të paligjshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë