BallinaVendiPolitikëPas vendimit të Kushtetueses, avokati i Veliajt dorëzon në Gjykatën e Lartë...

Pas vendimit të Kushtetueses, avokati i Veliajt dorëzon në Gjykatën e Lartë përshpejtimin e gjykimit ndaj kryebashkiakut

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ashtu siç njoftoi gjatë një interviste për gazetaren Anila Hoxha, Plarent Ndreca avokati i Erion Veliajt dorëzoi në Gjykatën e Lartë kërkesën për përshpejtim të gjykimit ndaj kryebashkiakut mbasi Kushtetuesja zbardhi vendimin ku i lë disa detyra kësaj gjykate.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës së Lartë, mbrojtja argumenton se çdo vonesë në rigjykim ka pasoja të drejtpërdrejta jo vetëm mbi lirinë personale të Veliajt, por edhe mbi ushtrimin e mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Po ashtu, mbrojtja kërkon që Gjykata e Lartë të vlerësojë nëse masa “arrest në burg” vijon të jetë e domosdoshme dhe proporcionale, nëse janë shqyrtuar realisht masat alternative të sigurimit, si dhe nëse mbajtja e Veliajt në kafazin prej xhami gjatë seancave gjyqësore cenon dinjitetin njerëzor, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për një mbrojtje efektive.

Sipas shkresave që disponon gazetarja argumentohet se “Nëse çështja nuk shqyrtohet me përparësi, rigjykimi rrezikon të humbasë efektivitetin e tij praktik. Një vendim i dhënë vonë, kur periudha reale e mandatit është konsumuar në pjesën më të madhe ose tërësisht, nuk do të rivendoste dot në mënyrë efektive të drejtën për të ushtruar funksionin publik, as do të riparonte pasojën institucionale që ka sjellë pamundësimi faktik i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të ushtruar detyrën. Për këtë arsye, elementi kohor në këtë çështje është pjesë e vetë substancës kushtetuese të saj. Liria personale, e drejta për t’u zgjedhur, ushtrimi real i mandatit dhe e drejta e zgjedhësve për t’u qeverisur nga organi që kanë zgjedhur me votë, nuk mund të mbrohen në mënyrë efektive nëse rishqyrtimi vonohet deri në atë pikë sa rezultati i tij të mbetet vetëm deklarativ“.

Në lidhje me kafazin e xhamtë thuhet “E njëjta logjikë vlen edhe për pretendimin lidhur me mbajtjen e z. Veliaj në kabinën/kafazin e xhamit. Edhe ky pretendim nuk kërkon rivlerësim faktesh apo provash në kuptimin e nenit 441, germa dh), të KPP-së. Ai kërkon një vlerësim juridik dhe kushtetues mbi faktin nëse izolimi i një të pandehuri në një kabinë/kafaz xhami, pa identifikim konkret të një rreziku real dhe aktual, pa arsyetim individual dhe pa shqyrtim të masave më pak kufizuese, është i pajtueshëm me dinjitetin njerëzor, dhe prezumimin e pafajësisë. Kjo është çështje standardi, jo çështje prove të re. Qëndrimi në kafaz xhami nuk mund të trajtohet si çështje infrastrukture gjykate ose si praktikë rutinore organizimi salle. Ai ka një domethënie të drejtpërdrejtë kushtetuese. Vendosja e një personi të prezumuar të pafajshëm në një hapësirë të izoluar, të dukshme për publikun, mediat dhe trupin gjykues, krijon imazhin e rrezikshmërisë dhe fajësisë përpara se fajësia të jetë provuar. Për më tepër, nëse kjo masë pengon ose vështirëson komunikimin konfidencial dhe efektiv me mbrojtjen, ajo nuk cenon vetëm dinjitetin, por edhe vetë cilësinë e pjesëmarrjes së të pandehurit në proces“.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...