BallinaVendiAktualitetRaporti i dorëzuar në Kuvend përplas institucionet/ Avokatura e Shtetit: Në 12...

Raporti i dorëzuar në Kuvend përplas institucionet/ Avokatura e Shtetit: Në 12 raste u mohua aksesi në drejtësi. Kushtetuesja: Po vihet në diskutim integriteti ynë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Raporti vjetor i avokaturës së shtetit dorëzuar Kuvendit dhe ku evidentohet zvarritje e drejtësisë dhe të aksesit në Gjykatën Kushtetuese, kanë thyer heshtjen e kësaj të fundit.

Përplasja mes dy institucioneve u krijua nga analizimi i avokaturës ndaj vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Në 12 raste janë konstatuar shkelje të konventës, për të cilat shteti shqiptar detyrohet të dëmshpërblejë për mohim të aksesit në drejtësi.

Gjykata Kushtetuese nuk i ka pritur mirë këto konstatime dhe ndaj reagon duke bërë apel për kujdes, objektivitet dhe shmangie të perceptimeve të pasakta.

Edhe më parë gjykata ka bërë thirrje për maturi dhe kujdes në deklaratat e aktorëve ose personave të përfshirë në diskutimin publik për institucionin dhe shqytarët e saj, thuhet në reagimin publik.

“Megjithëse nuk ka synuar të përfshihet në debate të tilla, fakti që reagimi i një institucioni publik përmban elemente keq-informuese dhe është përdorur publikisht për të vënë në diskutim integritetin dhe autoritetin e saj, e bën të nevojshëm këtë sqarim në funksion të informimit të drejtë të publikut”, shprehet Gjykata Kushtetuese.

Duke renditur argumentat e saj Gjykata Kushtetuese tërheq vëmendje duke kujtuar se:

“Gjykata nuk vihet në lëvizje mbi bazën e rekomandimeve të ndonjë institucioni publik, përfshirë Avokaturën e Shtetit, dhe as njihet me vendimet e GJEDNJ-së ose i zbaton ato për shkak të njoftimeve të këtij institucioni’ kushtetuesja thotë se për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-bazohet tek Kushtetuta”.

Ndërkohë që aksesin në këtë gjykatë, thuhet se vendimet të cilave ju referohet avokatura, janë shqyrtuar pas Reformës në Drejtësi, të cilat ndryshuan afatin për paraqitjen e ankimit kushtetues individual nga dy vjet në katër muaj.

Ky interpretim sipas Kushtetueses u vlerësua nga Strasburgu si i papajtueshëm dhe ndaj në 2023 kjo gjykatë e ndryshoi praktikën. Gjykata Kushtetuese insiston se praktika e saj ka ndryshuar nga 2021 dhe kur nuk arrihet shumica e nevojshme në vendimmarrje diktuar edhe nga përbërja aktuale me vetëm 8 gjyqtarë, në verdikte secili gjyqtar pasqyron qëndrimin e tij të ndarë.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...