BallinaVendiKronikëFoto/ Tragjedia në Shkodër, momenti kur 62-vjeçari merr çiften dhe shkon drejt...

Foto/ Tragjedia në Shkodër, momenti kur 62-vjeçari merr çiften dhe shkon drejt bashkëshortes së tij

Publikuar më

spot_imgspot_img

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e 55-vjeçares Bardhe Ziçi në Shkodër, ku i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi.

Sipas burimeve hetimore, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së banesës së çiftit Ziçi, ku pretendohet se shfaqet 62-vjeçari duke marrë armën e gjahut dhe duke iu afruar më pas derës kryesore të oborrit.

Nga pamjet e administruara, hetuesit dyshojnë se autori i dyshuar ka lëvizur me qetësi, ka kontrolluar ambientin përreth dhe më pas ka hyrë në banesë, ku ka qëlluar ndaj bashkëshortes së tij duke i shkaktuar vdekjen

Në foton e siguruar për Top Channel, nga gazetarja Dorjana Bezat, shihet momenti kur 62-vjeçari merr çiften dhe shkon drejt bashkëshortes së tij.

Pas ngjarjes, sipas hetimeve paraprake, Shtjefën Ziçi nuk është larguar nga vendi i krimit, por ka qëndruar aty deri në mbërritjen e forcave të policisë.

Hetuesit po e fokusojnë pistën kryesore te motivet e xhelozisë, ndërsa po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në konfliktin mes çiftit.

Mësohet se pak para krimit ka pasur një debat mes bashkëshortëve. Sipas dyshimeve të ngritura gjatë hetimit, një telefonatë që ka marrë Bardhe Ziçi mund të ketë qenë një nga shkaqet që ka sjellë përplasjen mes tyre. Ende nuk është përcaktuar nëse telefonata ka ardhur nga fëmijët e çiftit, djali që jeton në Kanada, vajza apo persona të tjerë të afërm.

Shtjefën Ziçi, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes, akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon dënim deri në burgim të përjetshëm.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...