BallinaVendiKronikëVrasja në Dukagjin, familjari konfirmon që viktima ishte në gjakmarrje: E di...

Vrasja në Dukagjin, familjari konfirmon që viktima ishte në gjakmarrje: E di i gjithë shteti, kemi një person në burg për atë punë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një tjetër vrasje me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në Dukagjin të Shkodrës. Viktimë mbeti shtetasi Aleksandër Koçeku, rreth 40 vjeç. Ai u qëllua disa herë me armë zjarri, duke mbetur i vdekur në vend.

Ky është vendi ku Aleksandër Koçekut iu zu pritë. Ai po lëvizte nga Kiri i Dukagjinit drejt Prekalit për në Shkodër, ku në afërsi të fshatit Lin, u qëllua me breshëri.

Autorët, siç duket, e kanë ruajtur viktimën dhe në një segment rrugor malor, ku ka shumë pak lëvizje, e kanë vrarë. Familja Koçeku ishte në gjak dhe këtë e konfirmojnë edhe të afërmit.

“Konflikt që e di gjithë shteti, e di gjithkush. Ai është ruajtur. Konflikt që e dini edhe ju. Ne kemi një person në burg për atë punë se i ka pasur gjak borxh dikujt. Për tjetër gjë unë nuk e di. Ai punonte në një furrë buke në Shkodër”, u shpreh Mark Koçeku, kushëri i viktimës.

Viktima është vëllai i Artan Koçekut, i cili është në burg për vrasjen e shtetasit Angjelin Shkambi në dhjetor të vitit 2017.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë