BallinaVendiKronikëArrestohet në Tiranë i shumëkërkuari për shfrytëzim prostitucioni, 48-vjeçari i dënuar me...

Arrestohet në Tiranë i shumëkërkuari për shfrytëzim prostitucioni, 48-vjeçari i dënuar me burg në Itali, pritet ekstradimi

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku është dënuar me 13 vjet burgim për veprat penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Sipas Policisë së Shtetit, në pranga ra Bekim Nikolli, 48 vjeç, banues në Tiranë, i cili u lokalizua në zonën e Institutit Bujqësor. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Napolit e kishte dënuar në nëntor të vitit 2021 me 13 vjet burgim.

Sipas autoriteteve italiane, Nikolli, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion gra të futura në mënyrë të paligjshme në Itali. Hetimet tregojnë se ai ushtronte edhe dhunë ndaj viktimave, me qëllim mbajtjen e tyre nën kontroll dhe përfitimin maksimal nga shfrytëzimi i tyre.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në nëntor të vitit 2021, e ka dënuar me 13 vjet burgim për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Skllavërimi/Nënshtrimi”, të parashikuara nga legjislacioni penal italian”, njofton policia.

Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e 48-vjeçarit drejt Italisë, ku ai do të vuajë dënimin e dhënë nga autoritetet gjyqësore italiane.

Artikujt e fundit

E rëndë në Berat/ Ishte duke punuar në arë me babanë, ndërron jetë 15-vjeçari, hyri në lumë për t’u larë por nuk doli më

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. Një 15-vjeçar,...

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi, nuk…

Nëna e njërës prej 15-vjeçareve të përfshira në dhunimin e 17-vjeçares në Fier ka...

Vrasja në Dukagjin, familjari konfirmon që viktima ishte në gjakmarrje: E di i gjithë shteti, kemi një person në burg për atë punë

Një tjetër vrasje me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në Dukagjin...

Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin/ Pesë persona plagosen nga përplasja e dy makinave, dy në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin. Dy mjete janë përplasur ballë për ballë, duke lënë...

Më shumë