BallinaRajoni & BotaZjarret e frikshme në Spanjë, çifti britanik gjendet brenda një humnere në...

Zjarret e frikshme në Spanjë, çifti britanik gjendet brenda një humnere në gjendje të rëndë prej djegieve

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një çift britanik është shpëtuar nga një humnerë në provincën e Almerias në Spanjë, pasi mbeti i bllokuar mes zjarreve masive që kanë përfshirë jugun e vendit.

Sipas BBC , të dy u gjetën gjysmë të vetëdijshëm, me djegie të rënda në trup dhe janë dërguar në spital, ku po trajtohen në repartin e kujdesit intensiv.

Dyshohet se çifti kishte dalë për ecje malore kur u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi të enjten. Ata u gjetën në orët e para të mëngjesit të së premtes nga efektivët e Gardës Civile, të cilët po kërkonin të mbijetuar pranë fshatit Bédar, një nga zonat më të goditura nga zjarret.

Njëri prej efektivëve të përfshirë në operacionin e shpëtimit, tha se dëgjuan thirrje për ndihmë dhe vendosën të vazhdonin kërkimet.

Ekipi zbriti në një shpat mali dhe gjeti çiftin në gjendje kritike. Sipas autoriteteve, ata kishin djegie që mbulonin rreth 40% të trupit.

Ndërkohë, autoritetet spanjolle bëjnë të ditur se deri tani zjarret kanë shkaktuar të paktën 12 viktima, mes tyre katër persona që besohet të jenë shtetas britanikë. Identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Flakët kanë djegur rreth 6600 hektarë tokë, ndërsa qindra zjarrfikës, ushtarakë dhe forca të rendit, të mbështetur nga rreth 30 mjete ajrore, vijojnë operacionet për shuarjen e zjarreve.

Kreu i qeverisë rajonale të Andaluzisë, Juan Manuel Moreno Bonilla, njoftoi të dielën se zjarri është vënë nën kontroll dhe perimetri i tij është siguruar, ndërsa niveli i alarmit është ulur.

Rreth 600 nga afro 1.500 banorët e evakuuar janë lejuar të kthehen në banesat e tyre, megjithëse shumë prej tyre ende nuk e dinë nëse shtëpitë kanë shpëtuar nga flakët.

Artikujt e fundit

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Përplaset me maunen, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në kthesën e...

“Po pinim së bashku dhe më pas…”/ Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, i riu shqiptar vihet nën hetim në Itali

Një 21-vjeçar shqiptar është vënë nën hetim nga Prokuroria e Riminit për akuzën e...

Performoi një natë më parë në Tiranë, reagon Kanye West: Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen në vendin tuaj të bukur

Në një natë të mbushur me spektakël, Kanye West performoi në “Eagle Stadium” në...

“Tufa sorrash dhe laraskash më akuzojnë mua që po sulmoj popullin”, Rama komenton protesta: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

Gjatë videomesazhit të tij, Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe protestat e zhvilluara në...

Më shumë