BallinaVendiKronikë“Kam vrarë gruan, çfarë kam bërë?!”/ I mori jetën bashkëshortes, Gjykata e...

“Kam vrarë gruan, çfarë kam bërë?!”/ I mori jetën bashkëshortes, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 64-vjeçarin Shtjefën Ziçi, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Seanca u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Zamira Lila, ndërsa organi i akuzës u përfaqësua nga prokurorja Albulena Koliçi. Mbrojtja e të pandehurit u përfaqësua nga avokati Agim Martini.

Gjatë seancës, i akuzuari nuk ka dhënë asnjë deklaratë para gjykatës. Ndërkohë, prokuroria kërkoi caktimin e masës “arrest me burg”, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Nga ana tjetër, avokati Agim Martini kërkoi që ndaj klientit të tij të kryhet një ekspertim psikiatrik. Sipas mbrojtjes, deri në momentin e ngjarjes ai ka qenë një familjar i rregullt, së bashku me bashkëshorten kanë rritur dy fëmijë dhe kanë pasur një marrëdhënie normale, pa konflikte të njohura, urdhra mbrojtjeje apo probleme si çift.

Sipas avokatit, ngjarja ka ndodhur në rrethana të pakuptueshme dhe për këtë arsye kërkohet vlerësimi i gjendjes psikike të të pandehurit.

Pas arrestimit, 64-vjeçari ka folur shumë pak para efektivëve të policisë. Në gjendje shoku, ai ka thënë vetëm: “Kam vrarë gruan time, çfarë kam bërë?”, pa dhënë më pas deklarime të tjera para hetuesve.

Artikujt e fundit

Pas goditjes së protestuesve me vezë, Kuvendi rrethohet me gardh metalik. Deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa i gjithë perimetri i godinës...

Dita e 43-të e protestës, tubuesit mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’ dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e tubimit. Ashtu si ditët e tjera, protestuesit...

Kur “zemrat” në Instagram përfundojnë në dyert e gjykatave/ Në vit procedohen 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Kaloi nga rrjetet sociale në…

Të dhënat zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme tregojnë se për një vit iu referuan...

Te Zvicra akuzojnë për favorizim të Argjentinës, tifozët anglezë në ankth: Do të jetë një gjysmëfinale e shitur

Eliminimi i Zvicrës nga Argjentina në çerekfinalet e Botërorit ka sjellë një tjetër valë...

Më shumë