BallinaVendiPolitikëFraksioni i dosjes “Meta”/ “Kreditë u shlyen me burime të pajustifikuara”, SPAK...

Fraksioni i dosjes “Meta”/ “Kreditë u shlyen me burime të pajustifikuara”, SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pas disa seancave të shtyra, Prokuroria e Posaçme jep sot konkluzionet përfundimtare për çështjen e Fatime Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut, pjesë e ndara nga dosja ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Prokuroria e Posaçme ka argumentuar se disa burime financiare të deklaruara nga të pandehurit nuk janë provuar me dokumentacion.

Sipas SPAK “Fatime Kryemadhi nuk justifikon 98 mijë euro, 246 mijë dollarë, 100 mijë euro të deklaruar nga Agi Kons për të shlyer kreditë, po ashtu 310 mijë euro të pajustifikuara. Janë marrë dy kredi për të blerë apartamentet, por kreditë janë shlyer me para cash, me burime të pajustifikuara. Deklaratat noteriale janë përpiluar pas pyetjes së Fatime Kryemadhit nga organi i akuzës. Po ashtu, personat e pyetur në lidhje me huatë me para cash Fatime Kryemadhit nuk ka asnjë gjurmë të deklarimit të shumave monetare në pikën e kalimit kufitar nga këta persona.

Ema Çoku është lidhje e ngushtë e Monika Kryemadhit. Kjo provohet jo vetëm nga komunikimet e shpeshta, por edhe nga disa transaksione të ndryshme bankare. Ka bërë deklarata noteriale që i ka dhënë Fatime Kryemadhit 240 mijë euro. Kompania e saj ka paguar faturën e hotelit të shtetasve të huaj që kishin ardhur për të mbështetur LSI. Po ashtu, ka paguar disa fatura që lidhen me evente të ndryshme të LRI.

Ndërkohë, Ema Çoku ka qenë debitore në bankat e nivelit të dytë për shkak të kredive në shuma të mëdha. Po ashtu, kjo e fundit ka qenë në pamundësi për të bërë donacione. Kjo shtetase ka bërë deklarata noteriale për llogari të Fatime Kryemadhit. Ema Çoku ka tentuar të justifikojë veprimet e të pandehurve të tjerë të këtij procedimi”.

Sakaq seanca e radhës për kreun e Partisë së Lirisë, do të mbahet më 29 korrik, në orën 10:00.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...