BallinaVendiPolitikë251 m², 15 milionë euro… Balla ironizon Shehajn: "Petët e byrekut po...

251 m², 15 milionë euro… Balla ironizon Shehajn: “Petët e byrekut po hapen”

Publikuar më

spot_imgspot_img

Deklarata e pasurisë së kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u rikthye në qendër të debatit politik gjatë seancës plenare të Kuvendit, pas akuzave të ngritura nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Edhe pse Shehaj nuk ishte i pranishëm në sallë, pasi është përjashtuar me 30 ditë nga punimet e Kuvendit, Balla i kërkoi publikisht të japë shpjegime për një transaksion të deklaruar në pasurinë e tij.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla u ndal te një pasuri që, sipas deklaratës së ndryshimit të pasurisë, Agron Shehaj e ka shitur në shtator të vitit të kaluar.

Gone, na sqaro si mund të shesë një njeri një apartament 251 m² për 15 milionë euro. Petët e byrekut po hapen“, deklaroi Balla.

Sipas deklaratës së depozituar, Shehaj ka deklaruar shitjen e një pasurie të paluajtshme, të përbërë nga truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe totale 251 metra katrorë, për vlerën 15 milionë euro.

Në dokument nuk specifikohet vendndodhja e pronës, ndërsa shuma e deklaruar ka ngjallur debat për shkak se është shumë më e lartë se vlerat e zakonshme të tregut të pasurive të paluajtshme.

Në diskutimet publike janë ngritur pyetje mbi mënyrën e përcaktimit të çmimit të shitjes, dokumentacionin që e justifikon këtë transaksion, si dhe identitetin e blerësit.

Po ashtu, janë bërë krahasime edhe me pasuri të tjera të deklaruara nga vetë Shehaj. Sipas deklarimeve të tij, një pronë me sipërfaqe rreth 2 mijë metra katrorë është blerë për 2 milionë euro, ndërsa një tjetër me sipërfaqe rreth 1.980 metra katrorë figuron me vlerë 6.15 milionë euro.

Përveç të ardhurave nga shitja e pronës prej 15 milionë eurosh, në deklaratën e pasurisë Shehaj ka raportuar edhe hua të dhëna në vlerën rreth 2.8 milionë euro, si dhe të ardhura të tjera të konsiderueshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...