BallinaVendiKronikëVIDEO/ Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike...

VIDEO/ Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Në vijim të masave sensibilizuese, Policia ka organizuar takime informuese me persona fizikë dhe administratorë subjektesh, veprimtaria e të cilëve gjeneron zhurmë nga muzika, kryesisht në zonat turistike.

Njëkohësisht, ka nisur zbatimi i detyrave të parashikuara në Planin e Masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror. Strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, gjatë ditëve të fundit, bazuar në hartëzimin e zonave me ndotje akustike, kanë zhvilluar kontrolle të vazhdueshme në terren.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, me matës të zhurmës janë testuar ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zonën turistike të Shëngjinit, për të verifikuar respektimin e nivelit kufi të lejuar të zhurmës, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.

Matjet e kryera, në përputhje me procedurën standarde të parashikuar për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.

Paralelisht me matjen e nivelit të zhurmës, strukturat e Policisë kanë kontrolluar edhe respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, në zona ose qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Policia e Lezhës mbetet e angazhuar për garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për banorët dhe vizitorët, duke vijuar kontrollet dhe monitorimin gjatë gjithë sezonit turistik.

Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast shkeljeje, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe veprim në përputhje me ligjin.

Artikujt e fundit

Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër: Më jep fjalën ose po largohem. Manja: Mund të ikësh, e gjete lepurin në ferrë

Komisioni Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike mban sot mbledhjen e radhës dhe...

Ish-kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi merret i pandehur për “shpërdorim detyre”

Ish-kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është marrë i pandehur. Burimet bëjnë me dije se...

PD bojkotoi Kuvendin, zbardhen debatet brenda grupit parlamentar. Cilët ishin 3 deputetët që kërkuan pjesëmarrjen në seancë

Janë siguruar diskutimet e zhvilluara të dielën në grupin WhatsApp të Grupit Parlamentar të...

Foto/ Aksident në Tiranë, makina përplaset me motorin

Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të martë në Unazën e Madhe afër...

Më shumë