BallinaUncategorizedSPAK paralajmëron goditje të reja: "Nuk ka çështje të vdekura, po ndjekim...

SPAK paralajmëron goditje të reja: “Nuk ka çështje të vdekura, po ndjekim edhe pasuritë jashtë vendit”

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaçme nuk konsideron asnjë dosje të pezulluar si të mbyllur përfundimisht, duke theksuar se hetimet vijojnë sa herë krijohen mundësi për identifikimin e autorëve ose sigurimin e provave të reja.

Gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Braho u shpreh se edhe kur një person shpallet në kërkim, procedimi penal vazhdon.

“Nëse një person është në kërkim, çështja vazhdon të hetohet. Nuk kemi ndonjë të dhënë të saktë për numrin, por ka edhe çështje të kthyera pas pezullimit të një çështjeje. Nuk mund të quhet asnjë çështje ‘e vdekur’. Krimi i organizuar shpeshherë ka autorë që nuk janë të identifikuar”, tha ai.

Braho u ndal edhe te hetimet financiare, duke bërë të ditur se SPAK po ndjek me vëmendje gjurmët e pasurive të krijuara nga aktiviteti kriminal jashtë vendit.

“Për pasuritë jashtë vendit, trendi i shtetasve shqiptarë të përfshirë me aktivitet jashtë vendit është që produktet e veprës penale t’i sjellin në Shqipëri. Së fundmi kanë nisur t’i shpërndajnë, të mos i sjellin në Shqipëri. E tillë është një pasuri 12.7 milionë euro, që është një shembull. Ka edhe raste të tjera, por nuk mund të flas për momentin”, deklaroi kreu i SPAK.

Sa i përket sigurisë së institucionit, Braho tha se godina e SPAK dhe personeli mbrohen nga Garda e Republikës dhe se bashkëpunimi me këtë institucion ka qenë i vazhdueshëm.

“Godina e SPAK dhe personeli mbrohen nga Garda e Republikës dhe nuk kemi pasur asnjë problem me këtë institucion. I falënderoj edhe për këtë pjesë dhe na kanë mbështetur për këtë drejtim. Ka pasur mbrojtje shtesë për disa prokurorë, nuk mund të jap të dhëna shtesë, por ajo që mund të them është se komisioni ka qenë gjithnjë mbështetës në raste të tilla kur është kërkuar mbrojtje shtesë”, u shpreh Braho.

Artikujt e fundit

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrohet 2 herë në muaj të shkojë në Prokurori? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

Kreu i SPAK, Klodian Braho, komentoi në lidhje situatën ligjore të ish-presidentit Ilir Meta...

“Po të isha e lirë si Millosheviç, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ BE dënon deklaratën e ministres serbe, Kos: Jam e tmerruar, në...

Bashkimi Evropian dënoi deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana...

Aksident i rëndë në Cërrik/ Dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’, dyshohet për dy viktima

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e fshatit Qyrkan,...

Më shumë

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrohet 2 herë në muaj të shkojë në Prokurori? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

Kreu i SPAK, Klodian Braho, komentoi në lidhje situatën ligjore të ish-presidentit Ilir Meta...

“Po të isha e lirë si Millosheviç, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ BE dënon deklaratën e ministres serbe, Kos: Jam e tmerruar, në...

Bashkimi Evropian dënoi deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana...