BallinaRajoni & BotaSekuestrohen 111 kg kokainë të fshehura në kabinën e kamionit. Në pranga...

Sekuestrohen 111 kg kokainë të fshehura në kabinën e kamionit. Në pranga tre persona në Itali, mes tyre një shqiptar

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një operacion antidrogë i Guardia di Finanza në Itali ka çuar në sekuestrimin e mbi 111 kilogramëve kokainë, rreth 19 mijë eurove cash dhe arrestimin e tre personave, mes tyre një shtetas shqiptar.

Operacioni u zhvillua nga efektivët e Komandës Provinciale të Ankonës, të cilët ndoqën një automjet të dyshimtë nga Ankona drejt zonës periferike të Parmës. Gjatë vëzhgimit, hetuesit konstatuan shkëmbimin e disa çantave të mëdha mes automjetit dhe një kamioni që iu afrua.

Kontrollet zbuluan se lënda narkotike ishte fshehur në një hapësirë të posaçme të krijuar në kabinën e kamionit, ku u gjetën 100 pako kokainë, me një peshë totale prej mbi 111 kilogramësh.

Sipas vlerësimeve të Guardia di Finanza, pasi të përzihej dhe të hidhej në treg, sasia e sekuestruar e kokainës do të gjeneronte fitime të paligjshme me vlerë rreth 20 milionë euro.

Me urdhër të Prokurorisë së Parmës, u arrestuan dy personat që ndodheshin në automjet dhe drejtuesi i kamionit. Këta shtetas ishin me origjinë shqiptare dhe rumune. Të tre janë dërguar në burgun e Parmës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut të drogës vijojnë.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë