BallinaVendiPolitikë“Pse Kryeministri nuk reagon për deklaratën e ministres serbe ndaj Kosovës?”/ Balla...

“Pse Kryeministri nuk reagon për deklaratën e ministres serbe ndaj Kosovës?”/ Balla i përgjigjet Muçit: Je karagjoz, laj gojën mirë kur përmend Ramën

Publikuar më

spot_imgspot_img

Muçi: Spastrimi etnik është krim ndaj njerëzimit. Deklarata të tilla janë në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Nëse Rama nuk mban qëndrim për deklaratën e ministres serbe, për çfarë do të mbajë qëndrim? Ky kryeministër si ka mundësi që nuk thotë çerek llafi kur njeriu i Vuçiçit flet për spastrim etnik? Ka lëshuar Taulant Ballën të sulmojë edhe gazetarët dhe nuk harroi të merrej edhe me Dua Lipën. Si ka mundësi që nuk mban një deklaratë për ministren serbe për spastrim etnik të shqiptarëve që jetojnë në Kosovë?

Balla:
 Sa i përket një deklarate jo vetëm të papërgjegjshme, por edhe të rëndë, reagimi i qeverisë shqiptare ka qenë në kohë nga Ministria e Jashtme. Ndërkohë, këto janë çështje që nuk adresohen në karagjozllëk politik, por janë çështje me rëndësi kombëtare që s’mund të talleni me një aspekt procedural. Ne nuk tallemi me çështjet kombëtare, nuk jemi karagjozë si puna jote. Qëndrimin e kemi mbajtur në nivelin e qeverisë, politik. Kam reaguar shumë përpara teje, meqë u bëmë si kalamajtë e kopshtit; ti ishe në gjumë kur kam reaguar unë. Natyrshëm, ky akt i dënueshëm është dënuar edhe nga autoritete politike përfaqësuese që ne komunikojmë, Komisioni Evropian. Shqipëria, kur reagon, reagon bashkë me aleatët e vet. Është turp të vish dhe të bësh politikë.

Sa i përket Edi Ramës, ti dhe shokët tuaj duhet të lani gojën mirë, pasi është i vetmi kryeministër që çështjen e Kosovës e ka ngritur në mes të Beogradit. Edhe në 2014, në Beograd, ka deklaruar që Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...